Kampionët kanë mungesa me peshë në prapavijë, si pritet të rreshtohet Egnatia kundër Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 9:20

Kampionët kanë mungesa me peshë në prapavijë, si pritet të rreshtohet Egnatia kundër Partizanit

Egnatia ka mungesa të rëndësishme për sfidën e sotme me Partizanin. Trajneri Edlir Tetova pohoi se nuk ka gati mbrojtësit Xhemajli, Dylis dhe Fangaj për shkak dëmtimi, po ashtu edhe sulmuesin Bakajoko, i cili nuk është ende në gjendje të marrë minuta.egnatiaShqetësimi kryesor lidhet me prapavijën, sepse tri mungesa njëkohësisht janë shumë për një ndeshje të vështirë si kjo me Partizanin. Xhemajli u dëmtua në ndeshjen me Elbasanin, ashtu si dhe Fangaj, ndërsa Dylis ishte dëmtuar më parë.

Nëse trajneri Tetova do të luajë me 3 lojtarë në mbrojtje, atëherë duhet të kthejë pas Aleksin, që u bashkohet Malotës dhe Alijevit. Por ndoshta mund të kalohet në një mbrojtje me 4, në mënyrë që të ketë edhe ndonjë alternativë në stol. Fangaj ndoshta mund të shtrëngojë dhëmbët dhe të sakrifikojë, por nëse do ta ketë të pamundur, vendin e tij mund ta marrë Rama.

Në qendër të mesfushës pritet të jenë Ahmetaj, Zejnullai e Ujka, Ndreca majtas dhe në sulm Vuthaj me Xhoelin.GFJPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"