Kampionia Gega: E lumtur për mundësit, të jenë shembull për të rinjtë
Atletja Luiza Gega nuk arriti të përsëriste në “Paris 2024” rezultatin e shkëlqyer që shënoi në Tokio si finaliste e garës prestigjioze 3000 metra me pengesa.
Megjithatë ish-kampionia e Europës u shfaq e lumtur dhe krenare për rezultatet e mundësve Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, të cilët siguruan medalje bronzi në Lojërat Olimpike që u mbajtën në Paris.
“Të bësh sport në Shqipëri apo të fillosh nga zero është shumë e vështirë. Jam shumë e lumtur për djemtë që i sollën Shqipërisë medalje dhe patjetër që do doja të ishte një shqiptar-shqiptar në mesin e tyre por që është shumë e vështirë sepse mendoj që ende se kemi mentalitetin e fituesit të medaljeve të tilla.
Kemi pasur shumë mangësi, por gjërat tashmë kanë ndryshuar. Kjo të jetë një rrugë e hapur për të ardhmen dhe të influencojë te të rinjtë. Këta sportistë të jenë shembull për të rinjtë”, deklaroi ndër të tjera Gega.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"