Kapelo analizon pretendentët e Serisë A: Milanit i duhen tre lojtarë, Juve dhe Inter janë më mirë me merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 19:29

Kapelo analizon pretendentët e Serisë A: Milanit i duhen tre lojtarë, Juve dhe Inter janë më mirë me merkaton

Merkato në Itali ka nisur dy javë më parë dhe janë realizuar goditjet e para. Të gjitha skuadrat e mëdha kanë lëvizur me përjashtim të Milanit, që ende nuk ka shënuar ndonjë të konsiderueshëm as në hyrje, as në dalje. Dhe, në rubrikat e “La Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri dhe lojtari, komentatori aktual, Fabio Kapelo, foli për kuqezinjtë dhe Juven.

KAPELO A

KUQEZINJTË – “Pavloviç luajti në të majtë në mbrojtjen me tre lojtarë me Serbinë në Kampionatin Europian dhe nuk më bëri përshtypje si i tretë prapavije, por e kuptoj që Milani dëshiron të sjellë forcë fizike dhe centimetra në departament, veçanërisht nëse Kalulu do të kalojë në të djathtë nga Fonseka. Për mendimin tim Milani ka nevojë për një mesfushor që siguron ekuilibër. Golat e shumtë të pësuar në vitin e kaluar nuk lindin aq nga problemet në mbrojtje, por nga mungesa e filtrit dhe ekuilibrit në mesfushë.

Fofana mund të jetë emri i duhur dhe do ta shihja ideal për Reijnders në mes të fushës. Sa për sulmin, Morata është zgjedhja e duhur, e pashë të gjallëruar edhe në Europian. Ai është një profesionist serioz, i zoti në lëvizje, asnjëherë pasiv në marrjen e topit. Do të jetë si mësues për Leaon, duke shpresuar se Rafa do të marrë shembullin e Moratas për sa i përket angazhimit dhe përfshirjes”.

JUVJA – “Bardhezinjtë kanë nevojë për një Rabio me më shumë gola nën rripin e tij dhe Kopmainers i përgjigjet në mënyrë perfekte identikitit. Holandezi di të bëjë gjithçka si taktikisht ashtu edhe në rezultate, e këtë e tregojnë statistikat”.

INTER – “Interi ishte më i kompletuari kur përfundoi kampionati dhe është edhe sot. Në të vërtetë, me shtesat e Martinezit, Zielinskit dhe Taremit mund të themi me siguri se zikaltrit janë forcuar më tej. Teknikisht, skuadrës së Inzagit nuk i mungon asgjë. Më së shumti ekipi mund të rafinohet me rregullime të vogla. Është bërë në portë dhe në mesfushë, në sulm edhe me Taremin, edhe pse nuk do ta përjashtoja mundësinë e surprizave nëse largohet një mes Korreas apo Arnautoviçit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"