Kapiteni i Bylisit, Abazaj: Duam rezultat pozitiv në Durrës, e nisim mbarë
Bylisi është duke u përgatitur për transfertën durrsake, ku mallakastriotët kanë edhe dy ditë kohë që të jenë gati, teksa trajneri Emanuel Egno dhe stafi i tij janë, duke “kristalizuar” 11-shen bazë dhe skuadrën që do të hedhë në fushë të dielën në orën 20:00, në “Niko Dovana”.
Në radhët e mallakastriotëve ka edhe një bazë me lojtarët e sezonit të shkuar, ku bien në sy emrat e titullarëve si: Abazaj, Peralta, Maçolli, Kasaj, Felipe Souza apo Kamara. Do të jenë këta lojtarë që edhe këtë edicion do të mbajnë mbi “shpatulla” mallakastriotët për të përballuar garën elitare. Marin Abazaj që ka mbajtur shiritin e kapitenit në Ballsh, luan sezonin e tretë me skuadrën e Emanuel Egbosë. Abazaj, në një prononcim për “Panorama Sport”, flet në prag të ndeshjes me Teutën, e para për këtë kampionat, por edhe skuadrën, merkaton dhe punën e mirë që është bërë këtë verë me Bylisin. Sipas Abazajt, skuadra ka një nga trajnerët më të mirë në Superiore dhe për më tepër që Emanuel Egbo e njeh mirë ambientin dhe mentalitetin e skuadrës dhe futbollit shqiptar. “Kemi më shumë se një muaj e gjysmë që punojmë në përgatitjet për sezonin e ri.
Na pret një garë e gjatë dhe e vështirë, sepse rivaliteti dihet në Superiore edhe për vetë formulën dhe strukturën që ka kampionati. Është bërë një punë shumë e mirë, jemi grumbulluar, por përpos kësaj ka pasur edhe disa afrime që mendoj se do të na bëjnë shumë punë në realizimin e synimeve që ne kemi. Jemi gati për startin e sezonit të ri futbollistik sepse edhe faza përgatitore na ka shkuar shumë mirë”, tha pogradecari i Bylisit, Marin Abazaj. Lojtari, ndër të tjera u ndal edhe te sfida e parë me durrsakët. “Teuta është një nga ekipet më shumë traditë në futbollin shqiptar, është ndeshja e parë, në këto takime ka edhe surpriza, por me do të bëjmë më të mirën tonë. Synimi dihet që është një rezultat pozitiv, por e rëndësishme është që të përshtateni me ritmin e Superiores qenë fillim të garës.
Në këtë periudhë nuk na ka munguar asgjë nga presidenca, që është kujdesur shumë që ne të ndërtojmë një ekip me potencial për këtë garë, po ashtu kemi edhe një staf shumë të mirë me në krye Egbonë, që është një njohës shumë i mirë i ambientit të skuadrës dhe klubit tonë, por edhe Superiores. Shpresoj dhe besoj që ta nisim mbarë për t’i marrë ndeshjet një e nga një, sepse me këtë formulë duhet që të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe starti i mbarë është tregues që na ndihmon për vazhdimin e garës. Mendoj se me afrimet që priten dhe grupin që Bylisi ka, do të jemi “top” këtë kampionat”,- u shpreh në mbyllje të prononcimit, Marin Abazaj një nga lojtarët që sezonin e shkuar dalloi me performancën dhe golat në Ballsh.
AKADEMIA E BALLSHIOTËVE
Nisin formatimet e U-21 e U-19
Ballshiotët paralelisht kanë nisur nga puna për ndërtimin e ekipeve U-21 e U-19. Ndërkohë me ekipin e parë janë trajnuar nigerianët Ngene e Hasan, por edhe Gjoni, Marku, Përndreca e Akibu, apo dhe Bushi. Këta lojtarë nëse nuk huazohen, mund të stërviten me ekipin e parë, por do të luajnë me U-21 dhe U-19. Janë afruar deri më tani katër brazilianë si dhe pjesë e U-19 do të jenë edhe vëllezërit Hoxha, njëri portier dhe tjetri anësor i djathtë ashtu si dhe portieri Jahaj. Ndërkohë që pritet që të ketë edhe afrime nga zinxhiri i moshave të Akademisë, por edhe elementë të tjerë nga ekipe moshash, vendas por edhe të huaj, ndërsa trajneri Arben Ahmetaj vijon me seleksionimet. Duke u konsultuar edhe me stafin e skuadrës së parë që çdo gjë të shkojë më së miri në përzgjedhjen e elementit të duhur. Moshat janë prioritet prej vitesh në Ballsh, por nisur edhe nga fakti se U19 për herë të parë do të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon
ERJON SALIU- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"