Kapiteni i tropojanëve, Mashi: Të luajmë pa presion, Valbona shkon për 3 pikë në Kukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2024 | 15:20

Kapiteni i tropojanëve, Mashi: Të luajmë pa presion, Valbona shkon për 3 pikë në Kukës

Një tjetër malore e pret këtë fundjavë Valbonën. Dueli me Kukësin është vendimtar për mbijetesën. Një pikë e marrë në 5 ndeshjet e fundit e ka rrezikuar shumë skuadrën e Valbonës, teksa tani ndihet me 10 pikë, duke qenë në vendin e parafundit.

valbona

Në lidhje me duelin kundër Kukësit, për gazetën ka folur kapiteni i tropojanëve Agustin Mashi:  “Kërkojmë që në këtë ndeshje, futbollistët tanë të luajnë futboll pa presion dhe pa trysni mbi supe. Në fund, pasi të kenë dhënë maksimumin e duhur t’i gëzohemi verdiktit. Skuadra është pak e rënë moralisht pas humbjes ndaj Vorës, por edhe për shkak të pozicionimit në tabelë. Prandaj po punohet shumë në këtë drejtim, që lojtarët të tregohen sa më të qetë.

Kam besimin e duhur se pavarësisht disa mungesave, djemtë që po luajnë po japin maksimumin dhe secili po tregon vlerat e tij. Valbona gjithmonë ka marrë më shumë pikë në transferta sesa brenda në Tropojë, e këtë duhet ta tregojmë edhe në Kukës. Do të udhëtojmë vetëm për fitore, sikurse për momentin edhe një barazim do të ishte i nevojshëm”, është shprehur kapiteni i Valbonës, Agustin Mashi.  Kujtojmë, se Kukësi ka fituar ndeshjen e parë të luajtur në Tropojë me rezultatin 2-1.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"