Kapiteni Kajo: Prisni Naftëtar ambicioz, duhet ta nisim me fitore ndaj Gramshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2024 | 17:56

Kapiteni Kajo: Prisni Naftëtar ambicioz, duhet ta nisim me fitore ndaj Gramshit

Naftëtari është gati për kampionatin e ri, ku kuçovarët janë tjetërsuar për mirë në krahasim me sezonet e shkuara. Pas një faze përgatitore intensive, në Kuçovë janë përqendruar te ndeshja e parë e kampionatit në Kategorinë e Dytë, ku përballë Gramshit do të kërkojnë fitoren.

erion kajo naftetari

Sipas kapitenit Erion Kajo, skuadra është përgatitur jo vetëm për një fillim të mbarë, por dhe për një ecuri të suksesshme në kampionat. “Fatmirësisht kemi një skuadër më të mirë se ajo e sezonit të kaluar, ku vuajtëm jo pak në drejtim të mbijetesës. Për këtë sezon, pretendimet tona janë më ambicioze. Me përbërjen që kemi, duhet të synojmë Kategorinë e Parë.

Momentalisht jemi përqendruar te ndeshja e parë me Gramshin, një kundërshtar jo i lehtë. Vlerësimi është maksimal dhe ne do të kërkojnë fitoren e parë në kampionat. E fillojmë sezonin në fushën tonë, ku do të kemi dhe mbështetjen e sportdashësve tanë, të cilët duhet t’i gëzojmë me fitoren”, u shpreh Kajo për “Panorama Sport”.

Arben Çepani- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"