Kapiteni Mashi: Sakrifikoj për Valbonën, nuk e diskutojmë mbijetesën në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2024 | 16:20

Kapiteni Mashi: Sakrifikoj për Valbonën, nuk e diskutojmë mbijetesën në Kategorinë e Parë

Valbona i nisi me vonesë përgatitjet për sezonin 2024-2025, ndërkohë ekipi po merr formën e plotë. Tropojanët e nisën me humbje debutimin në Kategorinë e Parë, ku në shtëpi u mundën 2-0 nga Besa, një kundërshtar i mirëinvestuar dhe me lojtarë me eksperiencë në përbërje.

Valbona festa

Të shtunën Vlabona luan në Burrel dhe shpreson të marrë edhe pikët e para për këtë sezon. Kapiteni Agustin Mashi në lidhje me situatën te Valbona dhe synimet sezonale, për “Panorama Sport” u shpreh:Është e vërtetë që ne e kemi nisur punën pak me vonesë, por ky nuk duhet të jetë justifikim. Objektivi ynë dihet, mbijetesa në Kategorinë e Parë. Gjithashtu klubi ka pasur probleme me disa lojtarë, që për shkaqe dokumentacioni nuk janë federuar. Shpresoj që ta të jenë të gatshme për transfertën e vështirë të Burrelit, ku do të shkojmë për të marrë maksimumin. E dimë që është e vështirë, pasi ato vijnë nga një ndeshje shumë e mirë kundër Flamurtarit.

Do të bëjmë më të mirën për të mos dalë pa pikë nga Burreli. Objektivi? Me bindje të plotë e them, se ky ekip do të mbijetojë. Nuk dua të tregohem emocional, por jam i bindur që si ekip mund të kapim 6-shen e parë. Shiriti i kapitenit? Është njëkohësisht privilegj dhe përgjegjësi, sepse është hera e parë për ekipin e Valbonës që militon në Kategorinë e Parë. E kjo të ngarkon edhe me më shumë emocion. Do të mundohem të jap maksimumin në pozicionin, ku më ka besuar trajneri, ku kundër Besës luajta si mesfushorit. Gjithsesi, për ekipin mund të kontribuojë edhe si mbrojtës i djathtë. Jam i gatshëm të sakrifikojë për Valbonën”.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"