Kapiteni Taipi humb penallti, Kukësi mundet edhe në miqësore nga ekipi i Kategorisë së Parë
Enkelejd Dobi ka punë për të bërë te Kukësi që të kthejë skuadrën në shinat e duhura. Kjo shihej qartësisht në ndeshjen e fundjavës që verilindorët humbën përballë Partizanit në kampionat, por edhe në miqësoren që verilindorët luajtën sot përballë Turbinës të Kategorisë së Parë.
Dobi përdori takimin e sotëm për të parë gjendjen e të gjithë lojtarëve, në mënyrë që të korrigjojë sa më sh0pejt gabimet që konstatoi në kampionat. E megjithatë, verilindorët dolën përsëri pa fitore në këtë miqësore, ku në pankinën e Turbinës debutoi Bledar Devolli. Goli i vetëm i ndeshjes së luajtur në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut u shënua nga vendasit me anë të Zanit që në minutën e 8 të sfidës.
Kukësi gaboi disa raste para porte ndërsa në minutën e 85-të ishte kapiteni Taipi ai i cili shpërdoroi një 11-metërsh, duke bërë që sfida të mbyllej me shifrat 1-0 për skuadrën e Kategorisë së Parë.
MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"