Kapllani vjen nga stoli dhe bën heroin në shtesë për Kastriotin, Erzeni zhytet edhe më shumë në fund
Një gol në shtesë e Devid Kapllanit i ka dhuruar Kastriotit tre pikë shumë të arta për renditjen e Kategorisë së Parë, duke i siguruar një fitore dramatike 2-3 në transfertë përballë Erzenit që është në krizë të plotë.
Skuadra krutane kaloi e para në avantazh me anë të Ajazit dhe goditi edhe traversën me sulmuesin. Por Marinaj i aktivizuar si zëvendësues në radhët e vendasve ktheu ndeshjen me dy gola të shpejtë për ekipin shijakas.
Aktivizimi i Kapllanit te Kastrioti bëri diferencën pasi sulmesi gjeti menjëherë golin e barazimit për skuadrën e tij. Goli i tij në minutën e 96-të pastaj ishte ai i cili vulosi fitoren 3-2, duke i dhënë pikët e plota krutanëve të cilët mbajnë kësisoj ritmin e ekipeve pretendente, teksa lënë Erzenin në fund me 0 pikë pas 6 ndeshjeve.
ERZENI-KASTRIOTI 2-3
69′, 73′ Marinaj / 54′ Ajazi, 81′, 90’+6′ Kapllani
FORMACIONET ZYRTARE
ERZENI: Arevalo, Baruti, Hodo, Migone, Shani, Isteri, Bespallov, Gjoni, Zaimaj, Diallo, Oulare.
KASTRIOTI: Puja, Qyra, Kuka, Musaj, Zuna, Hoxha, Doseh, Moses, Ymeri, Ajazi, Berisha.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"