Karslej i provon skemat e Anglisë me… amatorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 13:21

Karslej i provon skemat e Anglisë me… amatorët

Trajneri i përkohshëm i Anglisë, Li Karslej, do të vazhdojë edhe punët e tij të tjera ndërkohë që do të drejtojë “Tre Luanët”, duke trajnuar edhe studentët në një akademi lokale në Midlends, për ta ndihmuar atë të provojë taktika të reja për Herri Kejnin me shokë.

karsli

50- vjeçari do të marrë drejtimin e përkohshëm të kombëtares së Anglisë për herë të parë kundër Republikës së Irlandës të shtunën, pasi drejtoi U-21 drejt lavdisë në Europianin e vitit të kaluar. Por pavarësisht nga përgjegjësitë e shtuara, njeriu që po zëvendëson Garet Sauthgejtin nuk dëshiron të heqë dorë nga seancat një herë në javë që ai u ofron çdo të premte në mëngjes lojtarëve aspirues të moshës 16 deri në 21 vjeç në akademinë Straçan në Uoruik.

Duke pasur parasysh se pas gjashtë ndeshjeve në krye, Federata Angleze do të zgjedhë një pasardhës të përhershëm për Sauthgejtin, Karlsej mendon se puna e tij në bar midis ndeshjeve ndërkombëtare e ndihmon atë t’i komunikojë idetë me yjet e tij të Premier Ligës kur ata të vijnë në grumbullim.

USHTRIMI – “Unë ende gjej një mënyrë për të trajnuar, që më jep mundësinë të praktikoj atë që do të bëj me çdo ekip me të cilin jam duke punuar”, shpjegoi ai. “Unë mund të ushtrohem për dy muaj në atë që do të provoj, në vend të një ditë kur ju keni dy ndeshje në një pushim ndërkombëtar. Kjo më jep një shans për të eksperimentuar dhe më pas ta aplikoj kur lojtarët e Anglisë të jenë në grumbullim. Unë isha atje në Uoruik të premten e kaluar. Unë e kam bërë këtë për ndoshta tre vjet. Është si një qendër edukimi dhe trajnimi.

Gjëja më e madhe që vini re kur vini për herë të parë dhe punoni me një kombëtare është se ju ndaloni së stërvituri dhe unë isha i bindur se kjo nuk do të më ndodhte. Forca ime më e madhe është stërvitja, kështu që kjo është një nga gjërat që nuk doja të ndaloja. Unë kam prioritete të tjera brenda punës, gjithashtu duhet të jem kreativ dhe të sigurohem që të kem disa orë çdo javë në mëngjesin e së premtes që të mund të dal atje dhe të provoj gjërat dhe ta bëj gabim!”.

AKADEMIA E STRAÇAN – Akademia ku Karslej punon është pjesë e Fondacionit të Futbollit Straçan, i themeluar nga ish-lojtari i madh i Mançester Junajtidit dhe Lidsit, Gordon Straçan në 2011, për të bashkuar arsimin dhe futbollin për studentët dhe futbollistët aspirues.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"