Karslej ndërron mendje: Jam gati për stolin e Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 10:03

Karslej ndërron mendje: Jam gati për stolin e Anglisë

Li Karslej mund të jetë trajneri i ardhshëm i Anglisë edhe pas 6 ndeshjeve që i është besuar provizorisht stoli. Edhe ai, e ka pranuar më në fund publikisht se e dëshiron punën e trajnerit të Anglisë përgjithmonë.

sadadadssddasdas

Megjithatë Federata Angleze e Futbollit mbetet e hapur për të emëruar një kandidat tjetër. “Mail Sport” ka mësuar se organi qeverisës tani ka filluar procesin e të negociuarit me trajnerë të tjerë si pjesë e planit të tyre për të emëruar pasardhësin me kohë të plotë të Garet Sauthgejtit, i larguar nga stoli pas Europianit të Gjermanisë.

Karslej ka pasur një fillim të shkëlqyer në punën e tij si trajner i përkohshëm, duke fituar të dyja ndeshjet kundër Republikës së Irlandës dhe Finlandës, dhe ka një shans të madh për të fituar rolin e trajnerit të përhershëm nëse edhe në dy grumbullimet e ardhshme vazhdon të fitojë dhe të bindë në stolin e “Tre Luanëve”.

Por 50- vjeçari, që vjen nga stoli i kombëtares U-21, nuk dëshiron të tërhiqet pas: “A jam gati për të? Unë mendoj se jam gati. Unë jam shumë i vendosur përsa i përket pjesës më të rëndësishme të kësaj pune, që për mua është futbolli. Duke u siguruar që ne të krijojmë një mjedis të mirë për lojtarët për të performuar. Nuk mund ta shoh atë ndryshe. Në këtë punë ti duhet të kesh rezultate. Ne i kemi lojtarët jo vetëm konkurrues, por të aftë që të fitojnë një trofe të madh”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"