Kartonët e Gudiabit bëhen problem për Dinamon, Qefalija drejt rikthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2024 | 23:45

Kartonët e Gudiabit bëhen problem për Dinamon, Qefalija drejt rikthimit

Blutë kanë pasur mundësinë të relaksohen dy ditë, pas fitores me Elbasanin. Të mërkurën skuadra i kthehet fushës, duke nisur përgatitjet për Partizanin.

dinamo

Në këtë derbi Dinamo do të ketë një mungesë të rëndësishme, atë të mesfushorit Bakari Gudiabi, i cili u ndëshkua me karton të kuq kundër Elbasanit. Kartonët e kuq në fakt janë bërë problem për 22-vjeçarin, pasi ai kundër Elbasanit ishte i treti me fanellën blu.

Gudiabi është një lojtar shumë luftarak në fakt dhe roli që ka në fushë e bën që të përplaset vazhdimisht me kundërshtarët, por duhet të ketë më shumë kujdes, sepse penalizon skuadrën.

Për derbin me të kuqtë pritet që të jetë gati mesfushori tjetër, Klevi Qefalija, i cili ka munguar në tri javët e para për shkak dëmtimi në kavilje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"