KATEGORIA E DYTË/ Besëlidhja dhe Oriku të vetme në kryesim, Maliqi bën surprizën përballë Luftëtarit. Mësoni rezultatet e 9 ndeshjeve të sotme dhe renditjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2024 | 18:48

KATEGORIA E DYTË/ Besëlidhja dhe Oriku të vetme në kryesim, Maliqi bën surprizën përballë Luftëtarit. Mësoni rezultatet e 9 ndeshjeve të sotme dhe renditjet

Kategoria e Dytë ka parë sot të zhvillohen 9 ndeshje të javës së dytë të saj, me 4 ndeshje të Grupit A dhe 5 të tilla nga Grupi B.

kategoria-e-dyte

Në Grupin A bie në sy fakti se ia doli të merrte tre pikë vetëm Besëlidhja përballë Murlanit, duke u shkëputur e vetme në kryesim e ndjekur nga tre skuadra me nga katër pikë.

Ndërkohë, në Grupin B është Oriku i cili kryeson i vetëm klasifikimin dhe për shkak të ndalesave të skuadrave rivalë. Ajo që bie në sy është humbja e Luftëtarit pretendent në fushën e Maliqit, duke shënuar që tani një ndalesë të rëndësishme në kampionat.

GRUPI A
Adriatiku 2012 – Tërbuni 3-3
Albanët – Naftëtari 3-1
Murlani – Besëlidhja 0-3
Basania – Luz i Vogël 3-3

Renditja: Besëlidhja 6 pikë, Adriatiku 4, Iliria 4, Luzi i Vogël 4, Veleçiku 3, Albanët 3, Gramshi 2, Tërbuni 2, Sopoti 1, Basania 1, Naftëtari 1, Murlani 0.

GRUPI B
Maliqi – AF Luftëtari 1-0
Devolli – Butrinti 0-0
Oriku – Turbina 2-0
Shkumbini – Këlcyra 1-1
Tomori – Memaliaj 4-0

Renditja: Oriku 6 pikë, Shkumbini 4, Butrinti 4, Tomori 3, Maliqi 3, Luftëtari 3, Devolli 2, Këlcyra 1, Turbina 1, Delvina 0, Memaliaj 0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"