Kategoria e Dytë/ Besëlidhja i falet Allamanit, Luzi marshon në Pukë. Ja çfarë prodhoi java e 8-të në Grupin A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2024 | 19:07

Kategoria e Dytë/ Besëlidhja i falet Allamanit, Luzi marshon në Pukë. Ja çfarë prodhoi java e 8-të në Grupin A

Besëlidhja ka mundur Naftëtarin me një gol të Allamanit çerek ore para fundit të ndeshjes, duke ruajtur kështu vendin e dytë në tabelën e renditjes. Loja ka nisur nën kontrollin e skuadrës lezhjane, që e sulmoi që në nisje portën kuçovare, por pa sukses.

Aperture 12 Moment nga sfida e luajtur dje në Lezhë

 

Në minutën e 8-të Dedaj nuk ia doli të shtynte topin drejt rrjetës së Birjas. Besëlidhja rrezikoi më pas me një inkursion vetjak të kapitenit Dibra, i cili e dërgoi topin në zonë dhe D.Marku iu afrua portës, por pa rezultat, pasi topi është kontrolluar nga portieri Birja. Naftëtari rrezikon vetëm në minutën e 34-t, kur Adebajo iu afrua portës, por mbrojtja lezhjane largoi rrezikun. Edhe pse pati përpjekje nga të dyja skuadrat, fraksioni i parë u mbyll pa gola. Edhe fraksioni i dytë nisi nën kontrollin e Besëlidhjes, por pa mundur që ta zhbllokonte rezultatin.

Ruqi e shtyn skuadrën në sulm dhe N.Marku pason në zonë për Tatej, i cili gabon. Pas ndërrimeve të trajnerit Dalipi, Besëlidhja sikur është bërë më agresive dhe Allamani, pak minuta pasi kishte hyrë në fushë, ka shënuar golin e fitores për lezhjanët. Edhe pse në disavantazh, miqtë nga Kuçova nuk mundën të organizohen dhe të kërkojnë barazimin. Besëlidhja në anën tjetër nuk mundi të shfrytëzonte rastet e tjera që krijoi dhe gjithçka ka përfunduar me rezultatin 1-0. Preng Gjikola

 

BESËLIDHJA-NAFTËTARI 1-0

GOLI: Allamani 76′

BESËLIDHJA: Hoxha, Alcani, Elbasani, Ruqi, Dibra, Dedaj (T.Gjoka 67′), D.Marku, Kaceli, (Kovaçi 86′) Vukaj, N.Marku (Allamani 66′), Tatej (Gjergji 78′). Trajner: E.Dalipi

NAFTËTARI: Birja, Fakaj, Gjishti, Vrapi, Çaço, Godoi, Adebajo (Këndella 68′), Salca (Koroveshi 84′), Ibrahim, Aguai (Agalliu 94′), Karaj. Trajner: S.Gega

Gjyqtarë: H.Arapi, E.Mehmetaj, O.Berberi

Karton i verdhë: Aguai 56′

Delegat: Endi Hyka (Tiranë)

Vëzhgues: Genc Maloku (Tiranë)

 

Luzi 2008 marshon në Pukë me autogolin e Bizit

TËRBUNI-LUZI 0-1

GOLI: Bizi 21′ (aut)

 

TËRBUNI: Angjelkovski, Arbana, Zëre, Temja, Troshani (Vincent 68′), Longe (Ekezie 78′), Leka, Vecaj (Laçeja 46′), Bizi (Duka 46′), Kaçubela, Gjini. Trajner: Sinan Bardhi

LUZI 2008: Mati, Ruçaj, Xhika, Hidri, Goga, Longcat (Jakupi 90+2’), Laho, Balla (Çeliku 79′), Osma, Jakubu (Bali 90+2’), Morina (Hasa 63′). Trajner: Lorenc Pashja

Kartonë të verdhë: Bizi 38′ / Ruçaj 27′, Balla 38′, Xhika 58′, Jakubu 76′, Osma 90+3’

Gjyqtarë: A.Beqiraj, R.Zajmi, E.Ahmeti (Tiranë)

Delegat: Ilir Shordja (Tiranë)

Vëzhgues: Shkëlzen Ziri (Fushë-Krujë)

 

Tërbuni-Luzi 2008 ishte kryendeshja e javës së tetë në Grupin A, takim i cili në fund i ka buzëqeshur miqve që me autogolin e Bizit ruajnë kryesimin. Para se të fillonte sfida është mbajtur 1 minutë heshtje për nder të ish-futbollistit 14-vjeçar, Martin Cani, i cili u nda tragjikisht nga jeta. Ndeshja u fitua nga ekipi mik me autogol te lojtarit Bizi në minutën e 21-të. Që në fillim u pa qartë se Luzi kishte ardhur për një rezultat pozitiv për të vazhduar rrugën e rikthimit në Kategorinë e Parë. Ndeshja filloi shumë bukur nga vendasit, që luajtën mirë deri në minutën e 21-të kur u shkaktua autogoli.

FAQE 12 LART Çast para duelit të djeshëm në Pukë

Gjini e Kaçubela humbën raste të pastra për shënim. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Luzit. Fraksioni i dytë nisi me zëvendësime te Tërbuni, por të katër lojtarët që hynë në këtë pjesë nuk arritën të ndryshojnë rrjedhën e lojës. Në minutën e 54-t, pukjanët mund të barazonin me Longe. Miqtë u kundërpërgjigjën me një rast të pastër, por portieri vendës i tregua me pritjen e tij. Në minutën e 90-të, Duka humbi një rast të pastër me portën bosh dhe përfundon gjithçka me Tërbunin që zhgënjen në shtëpi. GANI PEMA

 

Veleçiku me mungesa i jep “leksion” Sopotit

VELEÇIKU–SOPOTI 3-2

GOLAT: Pjetracaj 14’, Ed.Rrustemaj 56’, Faycal 62’ (aut) / Goçi 18’, 52’

 

VELEÇIKU: Lopçi, Çokaj, Am. Kaçaj, Af.Kaçaj, Banushi, El.Rrustemaj, Ed. Rrustemaj, Broja (Bzheta 90’), Shekaj, Rragami, Pjetracaj. Trajner: Besnik Duli

SOPOTI: Hasfetija, Uka (Tartari 80’), Broshka, Seferi, Goçi, Faycal, Jugu (Tanushi 66’), Rrashit, Myslimi, Rreshka (Aminu 67’), Najara. Trajner: B.Kola

Gjyqtarë: A.Merdani, J.Isufi, S.Hajrullah (Vlorë)

Kartonë të verdhë: B.Çokaj 39’, Lopçi 90’/ Rrashit 8’, Aminu 77’, Ukaj 79’, Myslimi 89’

Karton i kuq: Xhafa 90’ (në stol)

Delegat: Sabri Kalleshi (Shijak)

Vezhgues: Denis Agaraj (Tiranë)

 

Veleçiku ka marrë një fitore heroike ndaj Sopotit, që pretendon shumë në këtë sezon. Koplikasit kanë triumfuar në shifrat 3-2 galë grintës dhe karakterit që tregoi skuadra e trajnerit Besnik Dule, duke zhvlerësuar edhe mungesat e shumta. Vendasit kalojnë të parët në avantazh. Pas një kundërsulmi nga e majta dhe falë një gabimi te portierit mik shënojnë golin e parë me Pjetracaj. Vetëm pas pesë minutash, miqtë barazojnë me Goçin. Dhe në shifrat 1-1 mbyllen 45 minuta e para.

Pjesa e dytë ka të njëjtën tablo. Janë librazhdasit ata që kalojnë në avantazh, sërish me Goçin. Katër minuta më pas, në të 56-ën, Veleçiku barazon me Rrustemajn. Në të 62-ën koplikasit kalojnë në avantazh. Nga një goditje dënimi, Arsen Banushaj nga distanca dërgon topin te shtylla e dytë dhe Faycal shkakton autogol. Me  rezultatin 3-21 mbyllet i gjithë takimi në favor të Veleçikut. BASHKIM RAMEKAJ

 

Nga një gol për pjesë, Iliria likuidon Albanët

 

ILIRIA–ALBANËT 2-0

GOLAT: Veriu 21′, Qehaja 58′

 

ILIRIA: Xhika, Kallaku, Stafa, Koleci, Lleshi, Bakalli, Plaku, Përgjoni, Veriu (Çereku 89′), Markoçi, (Abazi 85′), Qehaja (Grimci 72). Trajner: D.Smajli

Albanët: Lenja, Troksi, Shembitraku, Maçi (Çuni 60′), Petritaj, Alushi, Xhabafti, Mema (Muhamat 46′), Ferizolli, Methoxha, (Merdini 70′), Ahmati (Bashaj 46′). Trajner: A.Birçe

Gjyqtarë: M.Koçi, A.Demiraku, R.Gandhi (Durrës)

Kartonë të verdhë: Plaku 55′, Kallaku 89′

Delegat: Genc Misha (Tiranë)

Vëzhgues: Qemal Koçi (Tiranë)

 

Iliria ka marrë një fitore të pastër e të merituar në stadiumin “Redi Maloku”, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë loje kundër albanëve kryeqytetas. Në minutën e 21-ë, sulmuesi Redi Veriu arriti të zhbllokojë shifrat pas një gjuajtjeje të bukur nga distanca. Albanët krijojnë më pas dy raste të pastra shënimi me Ahmatin dhe Ferizollin, por është portieri Xhika që nuk lejon prekjen e rrjetës. Me të vetmin gol të Veriut skuadrat shkojnë në pushimin e ndeshjes. Në fraksionin e dytë është Qehaja që dyfishon pas një asisti nga ana e Bakallit. Edhe pse ka shumë minuta lojë, miqtë nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë, pasi skuadra e drejtuar nga trajneri Smajli e menaxhon mirë lojën dhe e mbron rezultatin pa probleme. Iliria mban vendin e 4-t aktualisht, kurse Albanët janë të parafundit. Abdulla Dushku

 

Adriatiku gjen fitoren pas 5 javësh 

ADRIATIKU–GRAMSHI 2-1

GOLAT: B.Loci 51’, Hasani 82’ / Muzhaqi 90’

 

ADRIATIKU: Pllumbi, Mala, Mustaka, Fuçija, Hasani, B.Loci, Sulejmani, Ibrahim, Mema, Tragaj, Hoxha. Trajner: D.Mehmeti

GRAMSHI: Sogani, Shehi, Xhika, Dedja, Muzhaqi, Xhelili, Zogu, Goga, Lila, Ajazi, Topalli. Trajner: B.Bashalliu

Gjyqtarë: R.Gemi, S.Hysejni, A.Kastrati (Shkodër)

Kartonë të verdhë: Mema 41’, Tragaj 45’

Delegat: Krenar Alimehmeti (Tiranë)

Vëzhgues: Arben Pregja (Tiranë)

 

Skuadra nga Katundi Ri është rikthyer te fitorja e munguar prej 5 javësh, duke mundur Gramshin 2-1. Besim Loci dhe kapiteni Adhurim Hasani kanë shënuar për Adratikun në këtë ndeshje. Gramshi krijoi disa raste, por portieri Pllumbi ishte fantastik, duke mos lejuar prekjen e rrjetës. Vetëm në fraksionin e dytë shifrat do të zhbllokoheshin. Një gjuajtje nga rreth 25 metra e B.Locit e lë portierin të shtangur, pasi topi shkon në trekëndësh. Kapiteni Hasani shënon golin e sigurisë në minutën e 82-të dhe vetëm në fund në minutën e 90-të për Gramshin ngushton diferencën Muzhaqi në 2-1. A.Dushku

 

Shpërdoron Basania, Murlani merr pikën e parë në kampionat

Basania-Murlani 0-0

 

Basania: Marku, Shema, Hoxhaj, Daija, Shima, Nikshiqi, Xhahysa (Ferreira 57’), Hasaj (Leka 57’), Zefi (Puka 75’), Hoxhaj, Tafili. Trajner: Harris Lika

Murlani: Caku, Gjylbegaj, Nikaj, Hila, Djepaxhia, Pepa (Velaj 46’), Preza, Guri, Çokaj, Keshtejaku (Muriqi 81), Nika. Trajner: Vahedin Pepaj

Kartonë të verdhë: Shema 30’, Mucejani 77’(pankinë), Puka 90’, Tafili 90’/ Keshtejaku 58’, Djepaxhia 74’, Nika 74’, Guri 76’

Gjyqtarë: H.Perja, A.Kyçyku, A.Kazazi (Kavajë)

Delegat: Ritvan Kulli (Lezhë)

Vëzhgues: Blerim Ziri (Fushë-Krujë)

 

Derbi i rrethit të Shkodrës, Basania-Murlani, është mbyllur pa fitues, ndonëse pritej një formalitet për skuadrën nga Bushati. Murlani ka marrë pikën e parë në kampionat, pikërisht falë barazimit pa gola me Basanian. Skuadra e trajnerit Harris Lika ka dominuar, por ka qenë e pafat në këtë takim. Murlanin në tre raste i kanë ardhur në ndihmë shtyllat e portës, ku përveç kësaj Basania ka shpërdoruar një penallti në pjesën e dytë me Tafilin, si dhe i është anuluar një gol. Goli u anulua në kohën shtesë dhe u kontestua shumë nga Basania. E.ÇINARI

 

GRUPI A

 Java 8 (23-24 nëntor)

 Të shtunën

Adriatiku-Gramshi 2-1

Dje

Besëlidhja-Naftëtari 1-0

Tërbuni-Luzi 2008 0-1

Veleçiku-Sopoti 3-2

Basania-Murlani 0-0

Iliria-Albanët 2-0

  

RENDITJA

 

Skuadra              N    P    F    B    H    G+/G-

  1. LUZI 2008 8 20   6    2    0    28-10
  2. BESËLIDHJA 8 17   5    2    1    13-6
  3. SOPOTI 8 16   5    1    2    17-10
  4. ILIRIA      8    15   4    3    1    12-5
  5. VELEÇIKU 8 12   3    3    2    14-7
  6. TËRBUNI 8 11   3    2    3    13-11
  7. BASANIA 8 10   2    4    2    11-12
  8. NAFTËTARI 8 8    2    2    4    8-12
  9. ADRIATIKU 8 7    2    1    5    11-16
  10. GRAMSHI 8    7    1    4    3    8-12
  11. ALBANËT 8 7    2    1    5    15-21
  12. MURLANI 8 1    0    1    7    2-30

 

Java 9 (30 nëntor)

 Të shtunën

Naftëtari-Basania 13:00

Sopoti-Besëlidhja 13:00

Luzi 2008-Veleçiku 13:00

Gramshi-Tërbuni 13:00

Albanët-Adriatiku 13:00

Murlani-Iliria 13:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"