KATEGORIA E DYTË/ FSHF hedh shortin e kampionatit. Mësoni ndeshjet e javës së parë për të dy grupet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2024 | 13:44

KATEGORIA E DYTË/ FSHF hedh shortin e kampionatit. Mësoni ndeshjet e javës së parë për të dy grupet

FSHF ka hedhur shortin për kalendarin e kampionatit të Kategorisë së Dytë. Ekipet e të dyja grupeve, A dhe B, kanë mësuar rrugëtimin e tyre në edicionin futbollistik 2024/25.

kategoria-e-dyte

Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, kampionati i Kategorisë së Dytë do të fillojë më 21 shtator. Në Grupin A të Kategorisë së Dytë marrin pjesë 12 ekipe:  Adriatiku 2012, Basania, Tërbuni, Iliria, Veleçiku, Murlani, Besëlidhja, Albanët, Naftëtari, Gramshi, Sopoti, Luz i Vogël 2008.

Në Grupin B të Kategorisë së Dytë marrin pjesë 11 ekipe: AF Luftëtari, Tomori, Memaliaj, Shkumbini, Këlcyra, Oriku, Turbina, Devolli, Butrinti, Delvina, Maliqi.

Java e parë e kampionatit “Kategoria e Dytë”

Grupi A

Adriatiku 2012 – Basania

Tërbuni – Iliria

Veleçiku – Murlani

Besëlidhja – Albanët

Naftëtari – Gramshi

Sopoti – Luz i Vogël 2008

Grupi B

AF Luftëtari – Tomori

Memaliaj – Shkumbini

Këlcyra – Oriku

Turbina – Devolli

Butrinti – Delvina

Kalendarët e plotë të të dy grupeve mund t’i gjeni nesër në versionin print të gazetës “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"