KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ 18 gola në 6 takime! Iliria i merr kreun Besëlidhjes, mësoni rezultatet e javës së tretë dhe renditjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2024 | 16:01

KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ 18 gola në 6 takime! Iliria i merr kreun Besëlidhjes, mësoni rezultatet e javës së tretë dhe renditjen

Janë mbyllur të gjitha sfidat të vlefshme për javën e 3-të në Kategorinë e Dytë, Grupi A. 

kategoria-e-dyte

Iliria ka bërë një hap prej pretendenti sot, teka ka mundur me shfirata2-0 Besëlidhjen në fushën e kësaj të fundit, për të kapërcyer në renditje pikërisht lezhjanët dhe për t’u vënë në kryesim. Përkrah skuadrës së Fushë Krujës është edhe Luzi i Vogël, i cili fitoi një “festival golash” ndaj Gramshit, në duelin e mbyllur me shifrat 4-3. Fitoret e Veleçikut dhe Tërbunit bëjnë që edhe këto skuadra t’i bashkohen përsëri grupit të ekipeve me pretendime për t’u ngjitur më lart.

REZULTATET

TËRBUNI 3-0 BASANIA

15′ Longe, 17′ Gjini, 56′ Kaçubela

VELEÇIKU 1-0 ADRIATIKU

61′ Rrustemaj

BESËLIDHJA 0-2 ILIRIA

35′ Olatunbosun, 86′ Qehaja

NAFTËTARI 1-0 MURLANI

17′ Karaj

SOPOTI 4-0 ALBANËT

1′ Najara, 25′ Broshka, 60′ Myslimi, 87′ Ferhati

LUZI 2008 4-3 GRAMSHI

6′ Xhika, 15′ Thana, 81′ Hidri, 90′ Hasa – 23′ Lice, 74′ Lila, 90’+3′ Muzhaqi

Renditja: Iliria 7 pikë, Luzi i Vogël 7, Veleçiku 6, Besëlidhja 6, Tërbuni 5, Sopoti 4, Adriatiku 4, Naftëtari 4, Albanët 3, Gramshi 2, Basania 1, Murlani 0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"