Kategoria e Dytë, Grupi A/ Besëlidhja e nis me tripletë, tension në Pukë. Spikat Shekaj me 6 gola, ja si u mbyll java e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 20:48

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Besëlidhja e nis me tripletë, tension në Pukë. Spikat Shekaj me 6 gola, ja si u mbyll java e parë

Besëlidhja i bëri një nisje të mbarë kampionatit, duke mposhtur 3-1 në fushën e vetë modestët nga kryeqyteti, Albanët. Loja ka nisur e shpejtë nën kontrollin e lezhjanëve, që në minutën e 4-t rrezikojnë me David Markun, i cili sulmon nga e djathta dhe godet ngjitur me shtyllën pingule.

beselidhja albanet

Më pas reagojnë miqtë që sulmojnë në të majtë, por pa pasur rrezikshmërinë e duhur. Në minutën e 16-të ishte N.Marku për vendësit, që del huq, duke shpërdorur i vetëm përballë Çunit. Në të 23-ën Besëlidhja fiton në goditje afër vijës anësore të zonës mike dhe David Marku godet me të djathtën, por pret portieri. I njëjti protagonist bëhet rrezik në disa raste për portën e Albanëve, por goli nuk vjen shpejt. Në minutën e 30-të ishin miqtë që i afrohen zonës lezhjane me anë të Shembitrakut, por shpëton porta e Besëlidhjes. Megjithatë, duhet të vinte minuta e 40-të, kur David Marku realizon golin e avantazhit për Besëlidhjen me një goditje standarde, të ekzekutuar nga e majta e sulmit. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e Besëlidhjes 1-0, ndërsa e dyta nis me të njëjtin ritëm.

Gjithsesi, në minutën e 60-të ishin Albanët që sulmuan portën lezhjane, duke depërtuar brenda zonës dhe pas pengimit në mënyrë të parregullt të Alushit, gjyqtari tregon pikën e bardhë të penalltisë. Është Alushi që nuk gabon, duke barazuar shifrat. Pas këtij rezultati, Besëlidhja mbetet me 10 futbollistë, pasi kapiteni Dibra ndëshkohet me karton të kuq për protesta ndaj arbitrit. Besëlidhja nuk pajtohet me këtë barazim dhe intensifikon lojën sulmuese. Kësisoj, pas disa rastesh, në të 74-ën ishte David Marku që kalon përsëri në avantazh Besëlidhjen.

Më pas topi riniset nga qendra nga Albanët, por aksioni thyhet dhe Allamani sapo merr një asist në zonë, i vetëm përballë portierit, i çon shifrat në 3-1. Ky gol qetëson Besëlidhjen, ndërsa miqtë nuk përfitojnë nga epërsia numerike në fushë. Edhe pse lufta sportive vijoj me intensitet, i gjithë takimi u mbyll me fitoren e Besëlidhjes me shifrat 3-1. Ky është një fillim premtues për lezhjanët, që duan të rikthehen në Kategorinë e Parë. Edhe këtë sezon skuadra drejtohet nga Dritan Smajli, ndërsa në përbërje ka pasur disa ndryshime.  PRENG GJIKOLAJ

 

BESËLIDHJA-ALBANËT 3-1

Golat: D.Marku 40’, 74’, Allamani 75’ / Alushi 61’ (11-m)

BESËLIDHJA: Hoxha, Alcani, Ruçi, Elbasani, Dibra, Përlesi, D.Marku (Dedaj 85’), Vukaj, Tatej (G.Çepele 66’), Kaçeli, N.Marku (Allamani 46’). Trajner: Dritan Smajli

ALBANËT: Çuni, Shembitraku, Anderson, Petritaj, Alushi, Ivan Zouzou (Ahmati 77’), Troksi (Mania 76’), Met’hoxha (Mema 46’), Gaxhai (Xhabafti 46’), Spahiu (Shkreta 46’). Trajner: Altin Birçe

Gjyqtarë: K.Hoxha, S.Muxhaj, E.Cena (Tiranë);

Kartonë të verdhë: Elbasani 60’ / Xhabafti 67’

Karton i kuq: Dibra 60’

Delegat: Dritan Kadia (Tiranë)

Vëzhgues: Gëzim Gaçi

Luzi thyen Sopotin, ka tension në fund

Ndeshje e çmendur në Librazhd mes Sopotit vendës dhe Luzit 2008, teksa miqtë arritën të merrnin një trepikësh të çmuar në javën e parë të kampionatit. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, duke mos dhuruar asnjë gol. Në 45 minutat e dyta ka ndodhur gjithçka. Fillimisht Morina kalon në avantazh Luzin pas një goditjeje nga këndi, duke devijuar topin me kokë  në rrjetë. Sopoti reagon menjëherë dhe fiton një 11-metërsh në minutën e 68-të, pas një pengimi në zonë të Rreshkës. Ky i fundit e kthen vetë në gol penalltinë. Kur mendohej se librazhdasit do të përmbysnin gjithçka, miqtë godasin Sopotin. Në fakt, ishte një aksion pa pretendime i Luzit dhe goditja e Osmës nga jashtë zone kapi të papërgatitur portierin Hasfatija, të cilit i shpëtoi topi nga duart dhe kësisoj përfundoi në rrjetë në momentin më kulminant të ndeshjes. Luzi e mbrojti me fanatizëm rezultatin, duke lënë pak hapësira për Sopotin. Në fund nuk mungoi tensioni pas një vendimi të arbitrit për të akorduar penallti për Sopotin. Laho dhe Rrushi të Luzit u ndëshkuan me kartonë të kuq, me të parin që ishte në fushë dhe të dytin pjesë të stolit. Protestat ishin të shumta dhe arbitri Kotomelo akordoi edhe 4 kartonë të verdhë për miqtë. Megjithatë, penalltia u shpërdorua nga librazhdasit dhe gjithçka u mbyll me fitoren e miqve, 1-2.

LEDION QOSHKU

 

SOPOTI-LUZI 2008 1-2

Golat: Rreshka 68’ (11-m) / Morina 53’, Osma 83’

SOPOTI: Hasfatija, Broshka, Ferhati (Devole 75’), Ukaj, Goçi, Seferi, Myslimi, Rreshka, Aminu, Amoumane (Najara 60’), Mici (Mici 59’). Trajner: Besnik Kola

LUZI 2008: Mati, Xhika, Hidri, Bali (Longcat 66’), Osma, Goga, Laho, Jakupi, Balla (Thana 77’), Jakubu (Hasa 66’), Morina (Çeliku 84’). Trajner: Lorenc Pashja

Gjyqtarë: E.Kotomelo, B.Hamzaj, E.Zaçellari (Korçë);

Kartonë të verdhë: Amoumane 37’, Goçi 42’ / Bali 25’, Balla 49’, Longcat 70’, Hasa 90’, Osma 90’, Xhika 90+2’, Hidri 90+2’

Kartonë të kuq: Laho 90+2’, Rrushi 90+2’ (në stol)

 

 

Naftëtari ngec në të parën me Gramshin

Naftëtari nuk ia del të fitojë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Gramshit, duke barazuar 0-0 në stadiumin “Bashkim Sulejmani”. Edhe pse të mbështetur fuqishëm nga tifozëria, kuçovarët hasën vështirësi dhe mbi të gjitha përballë patën një kundërshtar të vendosur mirë në fushë. Pjesa e parë u karakterizua nga një dominim i lehtë i vendësve, por munguan rastet e pastra për shënim. Në pjesën e dytë kuçovarët sulmuan edhe më shumë, por nuk gjetën dot golin me Karakashin, ndërsa portieri Birja i mohoi avantazhin Gramshit.  ARBEN ÇEPANI

 

NAFTËTARI-GRAMSHI 0-0

NAFTËTARI: Birja, Çaço, Kajo, Godoi, Adebaju (Këndella 80’), Vrapi (Karakashi 71’), Salca (Marini 79’), Hysa (Gjishti 59’), Ibrahim, Ramili, Karaj. Trajner: Brajan Fraholli

GRAMSHI: Sogani, Shehi, Xhika (Baku 58’), Deda, Muzhaqi, Xhelili, Liçe (Baro 69’), Malaj (Bermudez 83’), Dhima (Zogu 58’), Goga, Ajazi. Trajner: Hetlen Çapja

Gjyqtarë: R.Gremi, A.Kastrati (Shkodër), A.Demiraku (Durrës);

Kartonë të verdhë: Kajo 50’, Godoi 88’ / Malaj 17’

Delegat: Arianit Dobra (Librazhd)

Vëzhgues: Emirjon Sino (Fier);

 

 

“Tërbohet” Veleçiku, Shekaj shënon 6 herë

Edhe pse me probleme dhe stërvitje të nisur me vonesë, Veleçiku i bëri një start të shkëlqyer kampionatit, duke fituar thellësisht 8-1 kundër Murlanit. Protagonist absolut i këtij takimi ishte sulmuesi Brajan Shekaj, i cili shënoi plot 6 herë, duke vendosur një rekord personal. Koplikasit dominuan totalisht lojën dhe që në pjesën e parë ishte Shekaj, i cili realizoi 4 herë, nga ku një gol u shënua me penallti. Reagimi i Murlanit ishte i dobët dhe Veleçiku e kthehu ndeshjen si stërvitore, duke shënuar edhe 4 gola të tjerë në pjesën e dytë. BASHKIM RAMEKAJ

VELEÇIKU-MURLANI 8-1

Golat: Sheka 29’, 41’, 44’ (11-m), 45+1’, 72’, 86’, Pjetracaj 61’,

Broja 79’ / Uku 70’

VELEÇIKU: Lopçi (Nika 80’), El.Rrustemaj, Banushi, Çokaj, Amarildo Kaçaj, Alfred Kaçaj, Broja, D.Rustemaj (Ndreca 75’), Pjetracaj (Ivziku 75’), Shekaj, Rragami (Kuka 86’). Trajner: Besnik Duli

MURLANI: Çaku, Nika, Hila, Guri (Velaj 79’), Shpuza (Uku 46’), Preza (Ndreka 46’), Cubi, Gjylbegaj, Smajli (Muriqi 78’), Çokaj.

Trajner: Vahedin Pepaj

Gjyqtarë: Xh.Agolli, E.Mehmeti (Fier), D.Hajrullah (Vlorë);

Karton i verdhë: Hila 57’

Delegat: Sabri Kalleshi (Shijak)

Vëzhgues: Agron Kastrati (Shkodër);

 

Tërbuni dhe Iliria, 1 pikë mes incidenteve

Tërbuni dhe Iliria ndanë pikët në stadiumin “Ismail Xhemali”, ku pati rreth 800 të pranishëm, mes tyre edhe tifozë nga Fushë-Kruja. Ndeshja ka qenë e ekuilibruar, edhe pse miqtë insistuan për të marrë fitoren. Tërbuni kishte disa raste, por mungoi konkretizimi. Në minutën e 88-të loja korrekte mes ekipeve u prish nga sendet e hedhura në fushë nga tifozët e Ilirisë. Një prej shisheve kapi futbollistët e Tërbunit, por që për fat të mirë pa pasoja. Loja u ndërpre pak minuta, ndërsa deri në fund skuadrat kërkuan golin. Gjithsesi, çdo gjë u mbyll pa gola. GANI PEMA

 

TËRBUNI-ILIRIA 0-0

TËRBUNI: Angjelkovski, Trashani, Arbana, Laceja, Zëre, Salami, Leka, Bizi (Dukua 64’), Longe (Alillari 80’), Kaçubela, Gjini (Vecaj 80’). Trajner: Sinan Bardhi

ILIRIA: Xhika, B.Selmani, A.Selmani, Kallaku, Stafa, Plaku (Trokthi 80’), Koleci, Olatunbosun, Okonkou (Bakalli 82’), Veriu (Qehaja 54’), S.Selmani (Abazi 82’). Trajner: Alfred Allamani

Gjyqtarë: O.Sokoli, Xh.Mile, F.Shkëmbi (Tiranë);

Kartonë të verdhë: Bardhi 65’ (trajneri), Leka 76’, Laceja 90’ / A.Selmani 90’

Delegat: Skënder Abdyli (Shkodër)

Vëzhgues: Dritan Salaj (Shkodër)

 

 

Adriatiku, me “marsh të tretë” kundër Basanias

Adriatiku ka bindur që në start, duke fituar 3-1 kundër Basanias në stadiumin e Vorës. Për skuadrën që përfaqëson zonën e Bushtatit në Shkodër ishte ndeshje debutuese në Kategorinë e Dytë. Ka qenë një lojë mjaft e bukur. Adriatiku krijon presion në fillim dhe minuta e 11-të sjell golin. Adhurim Hasani, me një gjuajtje në hyrje të zonës, mposhti Markun. Skuadra nga Durrësi nuk ndalet me kaq dhe në të 36-tën dyfishon shifrat përsëri me Hasanin. Shimaj reagon me gol për Basanian dhe 2-1, por Velaj në pjesën e dytë vulosi fitoren e Adratikut. ABDULLA DUSHKUADRIATIKU-BASANIA 3-1

Golat: Hasani 11’, 36’, Velaj 62’ / Shimaj 43’

ADRIATIKU: Pëllumbi, Ibrahim (Kodra 80’), Velaj, Mema, Elezi (Dermani 70’), Dhimitri, Traga, Mustaka, Hasani (Mala 80’), B.Loci, Sulejmani (G. Hoxha74’). Trajner: Ded Mehmeti

BASANIA: Marku, Asunçao Filho, Dibai Mustafa, Ard.Hoxhaj, Daija, Nikshiqi (Zefi 46’), Xhahysa, Tafili, Shimaj, Konate (Ars. Hoxhaj 54’), Hasaj (Kola 72’). Trajner: Harris Lika

Gjyqtarë: E.Demiraj, G.Gegprifti, A.Spahiu (Pogradeci);

Kartonë të verdhë: Mustaka 80’ / Zefi 67’

Delegat: Eno Xhaferraj (Tiranë)

Vëzhgues: Fatmir Tare (Durrës);

 

GRUPI A

 Java 1 (21 shtator)

 

Të shtunën

Besëlidhja-Albanët 3-1

Adriatiku-Basania 3-1

Tërbuni-Iliria 0-0

Veleçiku-Murlani 8-1

Naftëtari-Gramshi 0-0

Sopoti-Luzi 2008 1-2

  

RENDITJA

Skuadra              N    P    F    B    H    G+/G-

  1. VELEÇIKU 1 3    1    0    0    8-1
  2. ADRIATIKU 1 3    1    0    0    3-1
  3. BESËLIDHJA 1 3    1    0    0    3-1
  4. LUZI 2008 1 3    1    0    0    2-1
  5. GRAMSHI 1 1    0    1    0    0-0
  6. ILIRIA      1    1    0    1    0    0-0
  7. NAFTËTARI 1 1    0    1    0    0-0
  8. TËRBUNI 1 1    0    1    0    0-0
  9. SOPOTI 1 0    0    0    1    1-2
  10. ALBANËT 1 0    0    0    1    1-3
  11. BASANIA 1 0    0    0    1    1-3
  12. MURLANI 1 0    0    0    1    1-8

 

Java 2 (28 shtator)

 Të shtunën

Adriatiku-Tërbuni 16:00

Gramshi-Sopoti 16:00

Albanët-Naftëtari 16:00

Murlani-Besëlidhja 16:00

Iliria-Veleçiku 16:00

Basania-Luzi 2008 16:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"