Kategoria e Dytë, Grupi B/ Luftëtari mposht Tomorin me golin e Vucajt, ja rezultatet dhe formacionet e javës së parë
Luftëtari-Tomori ishte kryendeshja e javës së parë në Kategorinë e Dytë. Si për ironi të situatës ku ndodhen dy klubet me shumë traditë në futbollin shqiptar, kjo sfidë u luajt në fushën asnjanëse të Delvinës, për shkak se stadium i Gjirokastrës po i nënshtrohet rinovimit të tapeti.
Bluzinjtë fituan 1-0 falë golit të shënuar nga mesfushori i njohur shkodran, Erjon Vucaj, në një ndeshje ku Luftëtari shpërdoroi disa raste para portës, duke ia vështirësuar vetes deri në fund. Skuadrat kishin që prej vitit 2015 që nuk përballeshin mes tyre, pasi kanë qenë në kategori të ndryshme në dekadën e fundit.
NDESHJA
Luftëtari dhe Tomori kërkojnë rikthimin në Kategorinë e Parë dhe sfida e djeshme ishte shumë e luftuar. Fitoi Luftëtari minimalisht, por rezultati duhej të ishte më i thellë. Skuadra bluzi shpërdoroi shumë raste shënimi, ku më të shumtët ishin në pjesën e parë. Sulmuesi Ziaji iu afrua tre herë golit, ndërsa në minutën e 33-të goditi edhe shtyllën. Beratasit u mjaftuan me një rast për gol. Bluzinjtë kanë luksin të kenë një stol të fortë dhe në pjesën e dytë, me ndryshimet nga trajneri Besmir Shabani, pati më tepër sulme në portën beratase. Falë lojës organizative në mesfushë, si dhe kualiteteve si Ramadani, Diamanti, Vucaj dhe Mërkuri, gjirokastritët dominuan Tomorin. Vucaj kthehu në gol një top të mbetur në zonë pas një goditjeje dënimi, ndërsa më pas pati disa raste për të dyfishuar rezultatin. Miqtë nga Berati reaguan mirë afër fundit, por portieri Barbosa i Luftëtarit e përplasi topin në shtyllën pingule. Te Tomori pati shenja lodhjeje, ndërsa lojtarët bluzin si Diamanti, Mirani dhe Mërkuri nuk arritën të përfitonin, duke e tepruar në disa raste me veprimet individuale.
TRAJNERËT
Pas ndeshjes folën për “Panorama Sport” trajnerët Besmir Shabani i Luftëtarit dhe Iken Droboniku i Tomorit. “E kishim parashikuar vështirësinë e këtij takimi, jo vetëm se Tomori është një ekip me traditë në futboll, por kishte disa përforcime me lojtarë cilësorë. Jam i kënaqur me futbollistët e mi, pasi prodhuam shumë volum loje, por edhe duhet të përmirësohemi. Pati edhe gabime”, deklaroi numri një i pankinës gjirokastrite, ndërsa kolegu i tij beratas, Droboniku, u shpreh: “Jam i kënaqur me lojën që zhvilluam, pavarësisht humbjes. Kemi pak javë që jemi formuar si ekip dhe koha në dispozicion për t’u përgatitur nuk ishte e mjaftueshme. Mbetemi në garë me synimin për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, pavarësisht se do të kemi disa rivalë”. GËZIM BEQIRI
AF LUFTËTARI-TOMORI 1-0
Goli: Vucaj 59’
AF LUFTËTARI: Barbosa, Tuni, Glauber, Çulli, Mukoj (Ahmetaj 66’), Ramadani, Dulaj (S.Puci 87’), Vucaj, Gaba (Mërkuri 46’), Ziaj (Mirani 66’), Diamanti. Trajner: Besmir Shabani
TOMORI: Souza, Vrapi, Skënderaj, Basha, Kumani, Saraçi (Lirëza 46’), Kulaj, Biaje (Sadiku 81’), Nunes, Hasan, Arbri.
Trajner: Iken Droboniku
Gjyqtarë: A.Merdanaj, E.Pulaj, E.Isufi (Vlorë);
Kartonë të verdhë: Tuni 90’ / Vrapi 13’, Kumani 42’, Nunes 80’
Delegat: Maksim Tegu (Fier)
Vëzhgues: Simon Qurku (Sarandë);
Derbi si miqësore, triumfon Butrinti
Butrinti e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri futbollistik, duke mposhtur në fushën e vetë fqinjët e Delvinës me rezultatin 2-1. Një ndeshje në kufijtë e miqësores, ku pjesa e parë nuk prodhoi asgjë, me ekipet që veçse kontrollin lojën dhe kujdeseshin për të mos pësuar gol. Ky fraksion u mbyll me shifrat e barabarta 0-0, ndërsa pjesa e dytë nisi me një marsh tjetër. Të dy trajnerët, Adriatik Faslliu i Butrintit dhe Markelian Alinani i Delvinës, hedhin gjithë armatën e tyre në fushë, por është Butrinti që në kundërsulmin e pare, gjen golin me anë të të sapofuturit Tafa në minutën e 47-të. Është afrikani Agu nga e djathta, që hedh një top në shtyllën e dytë dhe atje Tafa gjuan saktë, duke mposhtur portierin Braho. Loja e të dyja skuadrave bie ndjeshëm, ndërsa ndeshja u ndërpre disa herë, pasi kryesori Dishani ka kërkuar ndërhyrjen e stafeve mjekësore për dëmtime të lojtarëve. Në minutën e 83-të do të vinte goli i dytë për Butrintin. Top i gjatë i ardhur në zonën e Delvinës nuk kontrollohet nga mbrojtësit miq dhe aty Llana përfiton, duke dalë i vetëm me portierin Braho dhe shënuar golin e sigurisë. Ka ende vend për një gol në minutat e mbetura dhe është Delvina që ngushton shifrat 2-1 me Samir.
FATOS LAMAJ
BUTRINTI-DELVINA 2-1
Golat: Tafa 47’, Llana 83’ / Samir 86’
BUTRINTI: Moreno, E.Gjata, Dikson, Basha, B.Malaj (Bocaj 46’), Dauti, Husi (O.Ageja 46’), Çelo (Agu 46’), Sejko (Tafa 46’), Lala (Palasio 46’), Llana. Trajner: Adriatik Faslliu
DELVINA: Braho, Çarçani, Boçi (D.Mehmeti 46’), K.Mehmeti, Peçi, Avduli, Nikolla (Musta 46’), I.Gjeçi (Gonzales 46’), Brahimi (Samir 46’),Pajon, Cendrik. Trajner: Markelian Alinani
Gjyqtarë: E.Dishani, R.Jahja, R.Zogu (Elbasan);
Delegat: Arnel Gozhita (Gjirokastër)
Vëzhgues: Alfred Lamçe (Patos);
Kartonë të verdhë: S’ka
Spektakël në Cërrik, 4 gola për një pikë
Turbina dhe Devolli kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e djeshme në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut, teksa u shënuan katër gola, por që në fund nuk pati fitues. Barazimi 2-2 la të kënaqur më tepër miqtë. Loja nisi e vrullshme, por vetëm në minutën e 37-të Turbina do të kalonte n avantazh me Ismailajn pas një goditje të bukur brenda zonës. Mirëpo, Devolli befasoi në fundin e pjesës së parë me Ivanin dhe Ibrahim, duke përmbysur gjithçka. Gjithsesi, në minutën e 68-të, barazoi Ranxha, ndërsa afër fundit, Kovaçi goditi shtyllën për cërrikasit. MARIGLEN MIRAKA
TURBINA-DEVOLLI 2-2
Golat: Ismailaj 37’, Ranxha 68’ / Ivani 44’, Ibrahim 45’
TURBINA: Toromani, Zëre, Jushi (Qoshja 88’), Itua, Pedro, Robaldo, Ranxha, Gjoka, Hoxholli (Xhameta 62’), Ismailaj (Metaliaj 83’), Mesia (Kovaçi 85’). Trajner: Xhynejt Çutra
DEVOLLI: Medolli, Zymeri, Dalipi, Lipo, Ivani (Alinj 75’), Staro, Hasaj, Martins, Çuko, Tekseira, Ibrahim (Korrelo 50’).
Trajner: Trifon Meraku
Gjyqtarë: G.Sulko, E.Malo, D.Mile (Lushnjë);
Kartonë të verdhë: Tekseira 38’, Ivani 73’, Staro 77’
Delegat: Genc Misha (Tiranë)
Vëzhgues: Qemal Koçi (Durrës);
Orikumi i falet Shkrelit në Këlcyrë
Oriku starton kampionatin me fitore përballë Këlcyrës, që u rikthye në të Dytën pas tërheqjes së Labërisë. Roland Shkreli ka qenë protagonist kryesor i takimit për bregdetarët, duke shënuar dy gola në pjesën e parë. Edhe këlcyrjotët luajtën fort, por nuk arritën ta ndalnin Orikumin, që pritet të jetë një nga pretendentët për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë këtë sezon. Me dy zbritje të shpejta, miqtë goditën Këlcyrën. Shkreli iu shkëput mbrojtësve vendës dhe mposhti Allmuçën. Pjesa e dytë nuk pati histori dhe Oriku meritoi fitoren 0-2. ROLAND SULI
KËLCYRA-ORIKU 0-2
GOLAT: Shkreli 13’, 26’
KËLCYRA: Allmuça, Teka, Vidal, Mondez, Gabriel, Shele, Viktor, Bidika, Duçka (Sinani 63’), Hadaj, Vidal, Dutra (Kaseres 54’), Markes. Trajner: Robert Spahiu
ORIKU: A.Bunkhoev, Gjoka (Buxhelaj 72’), Pereira, Zholi, Rodriges, Gudluk, Mezini (Kolonja 52’), Gjinaj, Calice (Kamberaj 52’), Llojaj, Shkreli (Kondaj 80’). Trajner: Sherif Idrizaj
Gjyqtarë: E. Bala, D. Shkëmbi(Tiranë), E. Ahmetaj (Gjirokastër)
Kartonë të verdhë: Bidika 45’ / Calice 46’, Shkreli 68’
Delegat: Dashnor Dume (Kuçovë)
Vëzhgues: Ervis Kello (Korçë);
Shkumbini e bën festë në Memaliaj
Shkumbini ka mposhtur Memaliajn me shifrat 0-3 në transfertë, duke i bërë një nisje të shkëlqyer sezonit dhe lënë pas problemet që shoqëruan klubin në riorganizimin para startit. Nga ana tjetër, Memaliaj e rikthyer në Kategorinë e Dytë zhgënjeu në takimin e djeshëm. Ndeshja u dominua nga peqinasit, që kaluan në avantazh me sulmuesin Mustafaj që në minutën e 18-të. Më pas në fillimin e pjesës së dytë dyfishoi guineasi Kamara. Për të vulosur shifrat 0-3 në Memaliaj mendoi mbrojtësi Matushi, që shkaktoi një autogol. ROLAND SULI
MEMALIAJ-SHKUMBINI 0-3
GOLAT: Mustafaj 18’, Kamara 49’, Matushi 56’ (autogol)
MEMALIAJ: Basha, Skënderaj, Kolilaj, Flores, Jaupi, Sinaj, Hysi, Aliaj (Maçi 85’), Bega (Çaushaj 60’), Haruni (Matoshi 46’), Bilaj (Hyzellari 46’). Trajner: Klodian Mustafai
SHKUMBINI: Saliu, Kamara, Ksavier, Hasani, Sulkja, Llacja (Shega 77’), Nexha (Zegarra 67’), Vieira, Lamptei, Daja (Dhjari 46’), Mustafaj (Caka 70’). Trajner: Anxhelo Suta
Gjyqtarë: G.Velçani, A.Topi, E.Fejzulla (Patos);
Kartonë të verdhë: Daja 19’, Kolilaj 36’, Llacaj 36’
Delegat: Maks Goga (Fier)
Vëzhgues: Shkëlqim Balliu (Poliçan);
GRUPI B
Java 1 (22.09.2024)
Dje
AF Luftëtari-Tomori 1-0
Memaliaj-Shkumbini 0-3
Këlcyra-Oriku 0-2
Turbina-Devolli 2-2
Butrinti-Delvina 2-1
Maliqi pushim
RENDITJA
Skuadra N P F B H G+/G-
- SHKUMBINI 1 3 1 0 0 3-0
- ORIKU 1 3 1 0 0 2-0
- BUTRINTI 1 3 1 0 0 2-1
- LUFTËTARI 1 3 1 0 0 1-0
- DEVOLLI 1 1 0 1 0 2-2
- TURBINA 1 1 0 1 0 2-2
- MALIQI 0 0 0 0 0 0-0
- DELVINA 1 0 0 0 1 1-2
- TOMORI 1 0 0 0 1 0-1
- KËLCYRA 1 0 0 0 1 0-2
- MEMALIAJ 1 0 0 0 1 0-3
Java 2 (29.09.2024)
Të dielën
Maliqi-AF Luftëtari 16:00
Devolli-Butrinti 16:00
Oriku-Turbina 16:00
Shkumbini-Këlcyra 16:00
Tomori-Memaliaj 16:00
Delvina pushim
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"