Kategoria e Dytë/ Iliria trondit Besëlidhjen, Smajli jep dorëheqjen. Ja çfarë prodhoi java e tretë në Grupin A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 19:27

Kategoria e Dytë/ Iliria trondit Besëlidhjen, Smajli jep dorëheqjen. Ja çfarë prodhoi java e tretë në Grupin A

Besëlidhja ka marrë një goditje të fortë në fushën e saj, ku është mundur 0-2 nga Iliria, një rival direkt për ngjitjen një kategori më lart. Fushë-krujasit shënuan nga një gol në çdo pjesë dhe arritën të marrin maksimumin. Pas kësaj humbjeje, Dritan Smajli ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të lezhjanëve, edhe pse kanë kaluar vetëm 3 javë kampionat.

kategoria-e-dyte

Iliria ndërkohë kryeson renditjen e Grupit A, me 7 pikë. Loja nisi me një superioritet të lehtë të Besëlidhjes, që shkoi në zonë që në minutën e parë, por pa rezultat. Allamani tentoi të bënte diçka për Besëlidhjen, por fitoi vetëm një këndore. Iliria në minutën e 35-të gjeti golin e avantazhit me Olatunbosun. Fraksioni dytë nisi me kontrollin e lojës nga Besëlidhja. Ruçi kroson në zonë, por as Çepele dhe as Allamani nuk arritën të devijojnë drejt portës. Dibra tenton me kokë të barazojë, pret Xhika në pozicion. Pas minutës së 60-të “zgjohet” Iliria, që sulmon nga e djathta me anë të A.Selmanit, topi shkon afër portës, ku askush nuk arrin ta devijojë. S.Selmani ka një rast të mirë, por pengohet në vijën e zonës dhe fiton vetëm një goditje dënimi, që nuk sjell rezultat. Besëlidhja ushtron presing në zonën fushëkrujase, duke rrezikuar me anë të Kacelit, Elbasanit dhe Dibrës, megjithatë nuk gjen rrugën e rrjetës. Dhe 4 minuta para fundit Qehaja shfrytëzon një gabim të mbrojtjes lezhjane, duke dyfishuar shifrat nga fare pranë portës. Lezhjanët kërkojnë golin e nderit në minutat e fundit dhe në shtesë, por nuk ia del dhe gjithçka mbyllet me fitoren 0-2 të Ilirisë.

SMAJLI – Dritan Smajli që dje nuk është më trajner i Besëlidhjes. Ai ka dhënë dorëheqjen pas humbjes 0-2 me Ilirinë në Lezhë. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, Smajli tha: “Që nga sot (dje) nuk do të jem më trajner i Besëlidhjes. Këtë vendim e mora pasi u këshillova vetëm me veten time. Kam dhënë dorëheqjen për arsye personale. Falënderoj çunat e ekipit, stafin tim dhe presidentin Xhulio Ndoka për bashkëpunimin. I uroj suksese Besëlidhjes në të ardhmen”.  Preng GJIKOLAJ

BESELIDHJA: Hoxha, Alcani, Ruçi, Elbasani, Dibra, Përlesi (Gjoka 73′), D.Marku, Vukaj, Allamani (Tatej 79′), Kaceli (K.Çeçele 84′), G.Çepele (N.Marku 61′). Trajner: D.Smajli

ILIRIA: Xhika, Kallaku, Stafa, B.Selmani, Okonkuo (Vilareal 70′), Koleci, Trokthi (Bakalli 59′), S.Selmani (Veriu 89′), Olatunbosun, Qehaja (Markoçi 89′), A.Selmani. Trajner: A.Allamani

Gjyqtarë: E.Dishani, R.Zogu, R.Jahja, F.Hysa

Kartonë të verdhë: D.Marku 71’/Vilareal 72′, Stafa 81′, Bakalli 90′

Vëzhgues: K.Kola

Delegat S.Hala

 

Gol spektakolar i Longe, Tërbuni s’fal me Basanian

 Tërbuni-Basania 3-0

Golat: Longe 14’, Gjini 17’, Kaçubela 56’

 

Tërbuni: Angjelkovski, Temja, Laceja (Alillari 66’), Troshani, Zere, Arbana (Ekezie 78’), Lekaj (Dukava 66’), Longe, Bizi (Selamaj 89’), Gjini, Kaçubela. Trajner: S.Bardhi

Basania: Marku, Shimaj (Zefi 65’), Asunkao, Tafili, Moust, Hysaj, Xhahysa (Daija 75’), Kola (Hoxha 76’), Konate, B.Shimaj, Mile (Hoxha 58’). Trajner: H.Lika

Gjyqtarë: A.Lushi, B.Mesi, A.Kyçyku (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Ekezie, Kola, E.Shimaj, Xhahysa

Vëzhgues: Pajtim Lapi (Shkodër)

Delegat: Ritvan Kulli (Lezhë)

 

Tërbuni ka marrë një fitore bindëse në fushën e vet, ku ka mundur Basanian me rezultatin e pastër, 3-0. Kjo ishte edhe fitorja e parë e pukjanëve, pas dy barazimeve në dy javët e para të këtij kampionati. Duhet theksuar se vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, kur shënuan dy herë në portën e Basanias. Sinjalin e parë drejt portës e dha Kaçubela që në fillim, por nuk pati sukses. Në minutën e 14-të do të vinte një gol spektakolar i shënuar nga Longe. Lekaj gjuan drejt portës së Markut, ky i fundit grushton dhe Longe me një roveshatë të bukur e çon në rrjetë.

Goli i dytë për Tërbunin do të vinte pas një kombinimi të bukur mes Kaçubelës dhe Gjini, ku ky i fundit ka shënjestrën e duhur dhe 2-0. Në pjesën e dytë trajnerët Bardhi dhe Lika bëjnë lëvizjet e tyre, por do të ketë vetëm një gol që mbyll llogaritë e kësaj sfide. Gjini e dërgon topin te Kaçubela, i cili realizon golin e tretë për pukjanët dhe më pas nuk ka më histori. Miqtë kanë pasur dy mundësi për golin e nderit në minutat 78’ dhe 82’, por nuk ia kanë dalë. Tërbuni ngjitet në vend të pestë pas kësaj fitoreje, në kuotën e 5 pikëve. Gani Pema

 

Naftëtari dominon, por i falet golit të Karajt 

Naftëtari-Murlani 1-0

Goli: Karaj 17′

 

Naftëtari: Birja, Çaço, Kajo, Vrapi (Gjishti 71′), Godoi (Koroveshi 72′), Adebajou (Pepa 52′), Salca, Hysa (Marini 62′), Rahimi, Ibrahim, Karaj (Karakashi 62′). Trajner: B.Fraholli

Murlani: Çaku, Shpuza, Hila, Djepaxhija (Gjylbegaj 68′), V.Pepaj, Çokaj, Curraj (Preza 81′), Uku, Gj.Nika, Cubi (Gazulli 79′), J.Nika. Trajner: V.Pepaj

Gjyqtarë: P.Bregasi, D.Hajrulla, K.Qëndraj (Vlorë)

Kartonë të verdhë: Çaço 23′, Ibrahim 77′, Karakashi 90′ / Çaku 7′, G.Nika 32′, Djepaxhija 43′, Çokaj 77′, Hila 90′

Karton i kuq: Karakashi 90′

Delegat: S.Kalleshi(Shijak)

Vëzhgues: E.Sino (Fier)

 

Naftëtari ka regjistruar këtë fundjavë fitoren e parë në kampionat, por me një rezultat minimal, 1-0. Kuçovarët i janë falur golit të sulmuesit Amarildo Karaj që në minutën e 17-të të ndeshjes. Në përgjithësi ata e kanë dominuan me lojë këtë ndeshje, ku kanë shpërdoruar raste të shumta për shënim në zonën kundërshtare. Futbollistët e Naftëtarit nuk ishin të qetë në finalizimin e aksioneve, madje në minutat e fundit humbën një mundësi ideale për të shënuar golin e sigurisë. Kapiteni Kajo nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. Ishte një moment, që u munduan ta shfrytëzonin miqtë, të cilët rrezikuan seriozisht portën kuçovare në fundin e ndeshjes, por portieri Birja, në një formë të mirë, i ka mohuar golin e barazimit Murlanit në këtë transfertë. Naftëtari pritej të merrte një fitore më bindëse në këtë ndeshje, ku luante kundër ekipit që mbyll tabelën e renditjes dhe nuk ka marrë ende pikën e parë në këtë kampionat. Skuadra e trajnerit Fraholli gjithsesi ka marrë 3 pikët dhe është ngjitur në vend të 8-të. Me 4 pikë në këto 3 javë, kuçovarët janë 3 pikë larg kreut të tabelës.  Arben Çepani

 

 

Luzi ndërlikon ndeshjen, por fiton me “poker”

Luzi 2008-Gramshi 4-3

Golat: Xhika 6’, Thana 15’, Hidri 81’, Hasa 90’ / Lice 23’, Lila 74’, Muzhaqi 90+4’

 

Luzi 2008: Mati, Bali, Xhika, Hidri, Goga, Osma, Jakupi, Çeliku (D.Hasa 70), Jakubu, Lonçat (Morina 46’), Thana (Zeneli 79). Trajner: L.Pashja

Gramshi: Sogani, Dhima (Lila 46’), Dedja, Shehi, M.Goga (Malaj 46’), Xhelili, Baku (Lena 87’), K.Xhika, Ajazi (Zogu 81’), Muzhaqi, Lice. Trajner:

Gjyqtarë: A.Kadria, E.Shehu, D.Lulja (Tiranë)

Kartonë të verdhë: A.Lila 62’, Dedja 70’, Morina 78’, K.Xhika 80’,

Delegat: Arbër Kalemi (Durrës); Vëzhgues: Qemal Koçi (Kukës)

 

Kur sheh rezultatin final mendon se ka qenë një sfidë e barabartë, por Luzi 2008 realisht ia vështirësoi vetes fitoren. Për 15 minuta ekipi vendës shënoi dy gola me Xhikën dhe Thanën, pas një dominimi të plotë. Gramshiotët besuan dhe barazuan shifrat në 2-2 me Licen dhe Andrea Lilën. Goli i barazimit solli irritim në tribuna dhe ndërhyrjet e trajnerit Pashja bënë që Luzi 2008 të shënonte 2 herë me Hidrin dhe Hasën. Në shtesë Muzhaqi shkurtoi diferencën në 4-3. Luzi 2008 fiton ndeshjen e parë në shtëpi, duke shkuar në kuotën e 7 pikëveFeriz Ferizaj

 

 

Fitorja e parë vjen me goleadë për Sopotin

Sopoti-Albanët 4-0

Golat: Najara 1’, Broshka 25’, Myslymi 60’, Ferhati 87’

 

Sopoti: Hasfatija, Ferhati, Seferi, Aminu (Tanushi 46’), Ukaj, Goci, Myslimi, Broshka, Abdoulaje Sejni, Rreshka, Najara (Mici 66’). Trajner: B.Kola

Albanët: Lenja, Cuni, Shembitraku, Alushi, Troksi (Methoxha 8’), Petritaj, Zouzou, Shkreta, Ferizolli, Gaxhaj (Ahmati 46’), Spahiu (Meculi 62’). Trajner: A.Birçe

Gjyqtarët: S.Kazazi, R.Gashi, A.Kazazi, E.Demiraj

Kartona të verdhë: Broshka 65’, Seferi 71’, Mici 76’, Cuni 77’, Alushi 81’

 

Librazhdasit më në fund kanë arritur fitoren e parë për këtë sezon. Ekipi i trajnerit Besnik Kolës ka treguar “dhëmbët” ndaj Albanëve, duke fituar me goleadë. I pari që shënon që në minutën e parë është nigeriani Jusuf Najara. Që në pasat e parë vendasit gjejnë në perfeksion njëri-tjetrin, duke shërbyer para portës nigerianin, që nuk e ka të vështirë të zhbllokojë rezultatin. Në minutën e 25-të nuk fal Klajdi Broshka që dyfishon shifrat. Në fraksionin e dytë “vulosin” rezultatin Myslymi në të 65-ën dhe Ferhati në të 87-ën. Ledion Qoshku

 

Elvis Rrustemaj i dhuron 3 pikët Veleçikut

Veleçiku-Adriatiku    1-0

Goli: Elv.Rrustemaj 61′

Veleçiku: Lopçi, Elv.Rrustemaj, Banushi, Çokaj, Am.Kacaj, Af.Kacaj, Broja (Ivziku 90′), D.Rrustemaj (Ndrecaj 90+1′), Shekaj, Rragami, Pjetracaj. Trajner: B.Duli

Adriatiku: Pllumi, Mustaka, Dermani (Xhovani 90′), Torre (Fucia 85′), Velaj, Draga, Elezi (Kodra 74′), Sulejmani, Loci, Hasani, Dhimitri. Trajner: G.Fuçia

Gjyqtarë: E.Gryka (Fushë-Krujë), A.Laska (Laç), E.Çuni (Lezhë)

Kartonë të verdhe: D.Rrustemaj 47′, Banushi 66′ / Dhimitri 58′, Kodra 81′

Delegat: Endi Hyka (Tiranë)

Vëzhgues: Engjëll Pjetrushi (Lezhë)

 

Takimi i zhvilluar ne Koplik pritej me mjaft interes. Vendasit hynë në fushë për fitore, ndërsa Adriatiku për të mos dalë pa pikë. Pjesa e parë ishte e luftuar. Miqtë e administruan lojën mirë dhe krijuan edhe dy raste me kapitenin Hasani. Në fundin e kësaj pjese kolpikasit iu afruan portës me Shekajn dhe Rragamin. Pjesa e dytë kishte tablo tjetër. Djemtë e Dulit bënë presing dhe shënuan golin 3-pikësh me një goditje dënimi, ku Banushi e dërgoi topin në zonë dhe Elvis Rrustemaj e çoi në rrjetë. Veleçiku kërkoi edhe golin e dytë, por pa rezultat, megjithatë e ruajti avantazhin deri në fund. GANI PEMAJ

KATEGORIA E DYTË

 GRUPI A

 Java 3 (5 tetor)

 

Të shtunën

Tërbuni-Basania 3-0

Veleçiku-Adriatiku 1-0

Besëlidhja-Iliria 0-2

Naftëtari-Murlani 1-0

Sopoti-Albanët 4-0

Luzi 2008-Gramshi 4-3

 

RENDITJA

 

Skuadra              N    P    F    B    H    G+/G-

  1. ILIRIA      3    7    2    1    0    3-0
  2. LUZI 2008 3 7    2    1    0    9-7
  3. VELEÇIKU 3 6    2    0    1    9-2
  4. BESËLIDHJA 3 6    2    0    1    6-3
  5. TËRBUNI 3 5    1    2    0    6-3
  6. SOPOTI 3 4    1    1    1    5-2
  7. ADRIATIKU 3 4    1    1    1    6-5
  8. NAFTËTARI 3 4    1    1    1    2-3
  9. ALBANËT 3    3    1    0    2    4-8
  10. GRAMSHI 3 2    0    2    1    3-4
  11. BASANIA 3 1    0    1    2    4-9
  12. MURLANI 3 0    0    0    3    1-12

 

 

Java 4 (19.10.2024)

Adriatiku-Besëlidhja 14:00

Tërbuni-Veleçiku 14:00

Albanët-Luzi 2008 14:00

Murlani-Sopoti 14:00

Iliria-Naftëtari 14:00

Basania-Gramshi 14:00

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"