Kategoria e Dytë/ Kaos, kërcënime e 41 minuta ndërprerje për një barazim. Iliria pretendon për vjedhje, Luzi e quan luftë. Ja çfarë prodhoi java e 6-të në Grupin A
Iliria-Luzi 2008 ishte kryendeshja e javës në grupin A të Kategorisë së Dytë, por të shtunën në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës më shumë pati tension dhe kërcënime, se sa futboll në fushën e lojës. Takimi nisi në 14:00 dhe mbyll në 16:35 mes ndërprerjeve të shumta në fundin e lojës, fillimisht 6 minuta dhe më pas plot 35 minuta për shkak të protestave të mëdha të stafit fushëkrujas ndaj arbitrit shkodran Ditmir Grimci dhe asistentëve të tij, Gjoka dhe Çobaj.
Në stadium ishin rreth 1 mijë tifozë, në një ndeshje që u mbyll 1-1 dhe Luzi ruajti kryesimin, ndërsa Iliria zbriti në vendin e katërt. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me dominimin e fushëkrujasve. Avantazhi i vendësve erdhi me Qehajajn në minutën e 51-të. Mirëpo, Luzi reagon mirë me anë të afrikanit Jakubu, duke barazuar shpejt shifrat.
TENSIONI – Në minutën e 82-të dëmtohet Jakubu i Luzit, që shtrihet në tokë dhe në të njëjtën kohë fushëkrujasit protestojnë për vonesën e tepruar të lojës. Pas revoltës së lojtarëve dhe drejtuesve të Ilirisë, arbitri ndërpret lojën dhe konsultohet me delegatin, duke kërkuar siguri dhe forca të shtuar të rendit. Pas 6 minutash ndërprerje, loja rinis dhe në të 88-ën, Bledar Likaj del i vetëm me portierin dhe shënon golin e dytë për Ilirinë. Mirëpo, anësori Elvis Gjoka ngre flamurin për pozicion jashtë loje dhe këtu precipiton gjithçka. Të gjithë lojtarët në grup shkojnë e protestojnë ashpër ndaj anësorit, ndërsa forca të shumta sigurie u shkojnë në ndihmë të gjyqtarëve. Ka debate të forta për disa minuta dhe persona që kalojnë rrethimin e fushës. Duke pretenduar se goli ishte i rregullt (pamjet filmike e konfirmojnë) stafi i Ilirisë i turret arbitrit, duke krijuar një situatë të rëndë. Gjyqtari vendos të ndërpresë ndeshjen dhe bashkë me zyrtarët e tjerë të futet në dhomat e zhveshjes. Për 35 minuta nuk u luajt, ndërsa pas garancisë që arbitrat morën nga forcat e sigurisë, sfida rinisi. U dhanë 6 minuta shtesë, por asgjë nuk ndryshoi.
Iliria: Ndihemi të vjedhur
Pas përfundimit të ndeshjes, reagoi përmes rrjeteve sociale klubi fushëkrujas. “KF Iliria shpreh keqardhjen për një gol të anuluar në minutën e 88-të, që ishte edhe i fitores. Këtë e kemi edhe të faktuar me video, që mund gjykoj kushdo. KF Iliria ndihet e vjedhur nga kjo treshe arbitrash: Ditmar Grimci, Elvis Gjoka dhe Ardit Çobaj. Do të raportojmë dhe faktojmë pranë organeve kompetente videon dhe fjalët e thëna nga arbitri gjatë ndeshjes”, thuhej në reagimin e klubit. A.DUSHKU
Albert Lusha
Presidenti i Luzit: Ishte si luftë, skena të turpshme!
Presidenti i Luzit 2008, Albert Lusha, ka reaguar pas asaj që ndodhi në Fushë-Krujë. “As në vitin 1997 nuk ka ndodhur të luash futboll të tillë në kushte dhune psikologjike dhe fizike. Gjatë gjithë ndeshjes lojtarët e mi u fyen dhe iu bë presion. Shkelma, pështyma, shtyrje dhe përplasje në tokë! Ishte një situatë e rëndë dhe turpshme. Të jem i sinqertë, u gëzova që mbaroi ndeshja, duke patur frikë dhe merak për jetën e lojtarëve. Skena të tilla nuk duhet të ekzistojnë në futbollin tonë. Mu duk vetja si në luftë, por pa armë. Pastaj u desh 1 orë e gjysëm të dilnim nga stadiumi, pasi mbaroi loja. Në të tillë terror, kurrë s’do pranoja të zbrisja ekipin në fushë. Komisionet e FSHF e kanë të qartë çfarë ka ndodhur dhe gjykoj se do të marrin vendimin e duhur për të parandaluar të tilla skena”, ka thënë Lusha për “Panorama Sport”. F.FERIZAJ
ILIRIA-LUZI 2008 1-1
Golat: Qehaja 51’ / Jakubu 63’
ILIRIA: D.Xhika, Kallaku, Stafa, B.Selmani, A.Selmani, Okonkou, Koleci (Likaj 82’), Trokthi (Plaku 82’ – Bakalli 90+2’), Olatunbosun, Qehaja (Veriu 70’), S.Selmani. Trajner: Dritan Smajli
LUZI 2008: Mati, S.Xhika, Hidri, Osma, Goga, Bali, Laho, Jakupi (Thana 55’), Balla (Hasa 55’), Jakubu, Longcat. Trajner: Lorenc Pashja
Gjyqtarë: D.Grimci, E.Gjoka, A.Çobaj (Shkodër);
Kartonë të verdhë: Kallaku 17’, Olatunbosun 61’ / Balla 28’, Longcat 69’
Delegat: Dritan Kadia (Tiranë)
Vëzhgues: Gjergj Selala (Laç);
Veleçiku i fortë, bllokon Besëlidhjen
Besëlidhja nuk ka shkuar më shumë se barazimi në fushën e Koplikut. Kjo ndeshje ka ngjallur interes të madh te tifozët, por mungoi goli. Ishte një ndeshje e dyluftuar nga të dyja skuadrat, por me pak raste shënimi. Në pjesën e parë janë miqtë më këmbëngulës, duke rrezikuar me Allamanin dhe Elbasanin. Edhe pjesa e dytë ka patur të njëjtën tablo loje. Veleçiku pati një rast të pastër për shënim me anë të Shekajt afër fundit të lojës, por goditja e sulmuesit nuk shkoi në rrjetë. Ekipet ndanë pikët, por asnjë prej tyre nuk u kënaq nga ky rezultat. BASHKIM RAMEKAJ
VELEÇIKU-BESËLIDHJA 0-0
VELEÇIKU: Lopçi, Elvis Rrustemaj, Banushi, Çokaj, Kukaj, Elidon Rrustemaj (Bzheta 90+1’), Broja, Kaçaj (Ndreca 90+1), Shekaj, Rragami, Ivziku. Trajner: Besnik Duli
BESËLIDHJA: Hoxha, Dibra, Alcani, Vukaj, Ruqi, N.Marku, Kaçeli, Elbasani, Allamani (Deda 84’), Gjoka (Tataj 65’), D.Marku.
Trajner: Edmond Dalipi
Gjyqtarë: E.Dishani, R.Jahja, R.Zogu (Elbasan);
Kartonë të verdhë: Çokaj 24’, Ivziku 80’, Kukaj 90’, Brojaj 90’, A.Rrustemaj 90’ (në stol) / Kaçeli 24’, Gjoka 40’, Alcani 65’
Delegat: Ilir Shordja (Tiranë)
Vëzhgues: Qamil Kuçi (Durrës);
Tërbuni, tri pikë të arta me Naftëtarin
Pukjanët ia kanë dalë të marrin tri pikë të arta në fushën e tyre kundër Naftëtarit. Me nga një gol në çdo pjesë, Tërbuni zgjidhi ndeshjen, ndërsa rezultati mund të ishte më i thellë, por meritë ka portieri Birja, i cili bëri disa pritje vendimtare. Në minutën e 40-të, Longe i jep një top Kaçubelës, i cili pason për Bizin, që ia del të shënojë. Pjesa e pare mbyllet 1-0, ndërsa në minutën e 58-të vjen goli i dytë, me Kaçubelën që vulos fitoren e Tërbunit. Naftëtari u mundua të reagonte, por nuk kishte forcën e duhur. GANI PEMA
TËRBUNI-NAFTËTARI 2-0
Golat: Bizi 40’, Kaçubele 58’
TËRBUNI: Angeloski, Trashani, Zëre (Adio 70’), Temja, Arbana (Lukas 70’), Lekaj, Bizi (Vecaj 60’), Laceja (Ekzie 60’), Lounge, Kaçubela, Alillari (Gjini 60’). Trajner: Sinan Bardhi
NAFTËTARI: Birja, Fakja, Gjishti, Çaço, Kajo, Vrapi (Pepa 70’), Godoi, Adebajou (Këndella 70’), Salca (Brahim 62’), Aguai (Marini 62’), Karaj. Trajner: Saimir Gega
Gjyqtarë: Xh.Bicaj, O.Loci, A.Laska (Laç);
Kartonë të verdhë: Zëre 15’ / Adebajo 32’, Birja 87’
Delegat: Denis Agaraj (Tiranë)
Vëzhgues: Brigen Pjetrushi (Lezhë);
Sopoti, përmbysje për vendin e dytë
Sopoti ka marrë tri pikë në transfertë, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje. Adriatiku e nisi me gol në minutën e 11-të, teksa Sulejmani zhbllokoi shifrat. Pjesa e parë foli për vendësit, që shkuan në dhomat e zhveshjes me shifrat 1-0. Mirëpo, në fraksionin e dytë erdhi reagimi i miqve nga Librazhdi. Në harkun kohor të 6 minutave, ata arritën të përmbysnin shifrat me dy gola. Fillimisht realizoi Denis Mici, ndërsa në minutën e 54-t, Endri Goçi shënoi golin e dytë. Sopoti e menaxhoi mirë lojën deri në fund dhe triumfoi 1-2. ABDULLA DUSHKU
ADRIATIKU-SOPOTI 1-2
Golat: Sulejmani 11’ / Mici 48’, Goçi 54’
ADRIATIKU: Pllumbi, Mala (Tragaj 70’), Mustaka, Fuçija (Alla 83’), B.Loci, Sulejmani, Torra (Kodra 57’), Velaj (E.Loci 72’), Dhimitri, Hoxha (Mema 57’), Dermani. Trajner: Ded Mehmeti
SOPOTI: Hasfatija, Broshka, Ferhati, Seferi, Rreshka (Myslimi 46’), Amoumane (Jugu 84’), Goçi, Ukaj, Abdoulaje (Taku 90’), Mici, Najara (Aminu 69’). Trajner: Besnik Kola
Gjyqtarë: G.Sulko, M.Sina (Lushnjë), Xh.Koçi (Tiranë);
Kartonë të verdhë: Pllumbi 40’, Kodra 62’, Velaj 67’, Loci 89’, Sulejmani 90’ / Abdoulaje 19’, Goçi 83’
Delegat: Endi Hyka (Tiranë)
Vëzhgues: Arben Pregja (Tiranë);
Gramshi, triumf në debutimin e trajnerit
Gramshi merr fitoren e parë për këtë kampionat, duke fundosur Murlanin. Në fushën e Barbullushit miqtë e kanë zgjidhur shumë shpejt ndeshjen, duke shënuar në pjesën e parë me Xhelilin dhe Muzhaqin. Murlani u mundua të reagonte në pjesën e dytë, por goli i Djepaxhiajt, që rihapi takimin në minutën e 81-të, nuk mjaftoi. Gramshi kishte në stol në këtë takim trajnerin e ri Besnik Bashaliu, i cili bashkë me Shkëlqim Lleshanakun, kanë marrë drejtimin e ekipit pas largimit të Hetlem Çapjes. Debutimi i dyshes Bashaliu-Lleshanaku përkoi me fitore. ENDRI ÇINARI
MURLANI-GRAMSHI 1-2
GOLAT: Djepaxhia 81’ / Xhelili 12’, Muzhaqi 21’
MURLANI: Caku, Cubi, Curraj, Çokaj, Guri (Gjylbega 46’), Uku, Hila, Nikaj, Pepaj (Preza 76’), Nika, Djepaxhia. Trajner: Vahedin Pepaj
GRAMSHI: Sogani, Shehi, Xhika, Dedja, Goga, Lila (Bermudez 77’), Xhelili, Ajazi (Dhima 83’), Topalli, Zogu (Malaj 60’), Muzhaqi. Trajner: Besnik Bashaliu
Gjyqtarë: K.Hoxha (Gjirokastër), S.Dhima (Fier), D.Hajrulla (Vlorë);
Kartonë të verdhë: Çokaj 39’ / Dedja 20’, Lila 39’, Ajazi 58’, Xhika 70’, Sogani 81’
DELEGAT: Hyqmet Çelmeta (Shijak)
VËZHGUES: Blerim Ziri (Fushë-Krujë);
Basania, tris në shtëpi
Basania mposht Albanët me shifrat 3-2, duke u ngjitur në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit. Skuadra që përfaqëson Bushatin po tregon stabilitet në rezultate, pasi vjen pas barazimit me Veleçikun dhe fitores me Gramshin. Ndaj Albanëve, të besuarit e Haris Likës nuk e nisën mirë. Miqtë shënuan me Alushin, por Basania u kundërpërgjigj pas shtatë minutash me Rigers Xhahysën. Protagonistë të golave të tjerë për vendësit u bënë Brilant Hasajt dhe Alsid Tafili. ENDRI ÇINARI
BASANIA-ALBANËT 3-2
Golat: Xhahysa 18’, Hasaj 35’, Tafili 78’ / Alushi 12’, Methoxha 90+2’
BASANIA: Marku, Shimaj, Nikshiqi, Shema, Hoxhaj, Asunsao (Zefi 31’), Daija, Tafili, Xhahysa (A.Hoxhaj 52’), Hasaj (Fajed 69’), Konate.
Trajner: Haris Lika
ALBANËT: Lenja, Troksi, Mania (Ahmati 48’), Çuni, Shembitraku, Petritaj, Xhabafti (Spahiu 48’), Alushi (Maçi 84’), Muhammad (Merdini 67’), Ferizolli (Tra 48’), Methoxha. Trajner: Altin Birçe
Gjyqtarë: A.Qaushi, A.Kyçyku, D.Lulja (Tiranë);
Kartonë të verdhë: Daija 61’, Tafili 84’ / Alushi 83’, Çuni 87’
Delegat: Sabri Kalleshi (Shijak)
Vëzhgues: Flamur Mata (Tiranë);
KATEGORIA E DYTË
GRUPI A
Java 6 (2 nëntor)
Të shtunën
Adriatiku-Sopoti 1-2
Tërbuni-Naftëtari 2-0
Veleçiku-Besëlidhja 0-0
Murlani-Gramshi 1-2
Iliria-Luzi 2008 1-1
Basania-Albanët 3-2
RENDITJA
Skuadra N P F B H G+/G-
- LUZI 2008 6 14 4 2 0 24-9
- SOPOTI 6 13 4 1 1 11-4
- BESËLIDHJA 6 13 4 1 1 11-5
- ILIRIA 6 11 3 2 1 9-4
- TËRBUNI 6 11 3 2 1 10-6
- VELEÇIKU 6 8 2 2 2 9-3
- BASANIA 6 8 2 2 2 10-11
- NAFTËTARI 6 7 2 1 3 6-9
- GRAMSHI 6 6 1 3 2 6-9
- ADRIATIKU 6 4 1 1 4 8-12
- ALBANËT 6 4 1 1 4 8-19
- MURLANI 6 0 0 0 6 2-23
Java 7 (9 nëntor)
Të shtunën
Besëlidhja-Basania 14:00
Naftëtari-Veleçiku 14:00
Sopoti-Tërbuni 14:00
Luzi 2008-Adriatiku 14:00
Gramshi-Iliria 14:00
Albanët-Murlani 14:00
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"