KATEGORIA E DYTË/ Kavajasit kryesojnë me Ilirinë, një skuadër pa asnjë pikë. Mësoni renditjen e grupit A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2024 | 16:32

KATEGORIA E DYTË/ Kavajasit kryesojnë me Ilirinë, një skuadër pa asnjë pikë. Mësoni renditjen e grupit A

Grupi A në Kategorinë e Dytë mbylli javën me ndeshjen e sotme të Adriatikut dhe Besëlidhjes. Këto të fundit fituan 1 me 2.

kategoria-e-dyte

Tre pikë që afrojnë lezhjanët me rivalët e kreut, aktualisht Luzi i Vogël dhe Iliria. Fitore gjatë kësaj jave morën dhe Tërbuni me Sopotin. Skuadra e vetme ndërkohë pa pikë është Murlani.

Më poshtë iu sjellim të gjitha rezultatet dhe renditjen.

GRUPI A

20 tetor:

Tërbuni 1-0 Veleçiku

Albanët 1-7 Luz i Vogël

Murlani 0-2 Sopoti

Iliria 4-1 Naftëtari

Basania 3-0 Gramshi

21 tetor:

Adriatiku 2012 – Besëlidhja

Grupi A, renditja: Luz i Vogël 10 pikë, Iliria 10 pikë, Besëlidhja 9 pikë, Tërbuni 8 pikë, Sopoti 7 pikë, Veleçiku 6 pikë, Adriatiku 2012 4 pikë, Basani 4 pikë, Naftëtari 4 pikë, Albanët 3 pikë, Gramshi 2 pikë, Murlani 0 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"