KATEGORIA E DYTË/ Mbyllen ndeshjet! Oriku parakalon Luftëtarin, feston Butrinti, Delvina dhe Tomori
Janë mbyllur pesë ndeshjet e Kategorisë së Dytë, që nisën në orën 13:00. Fitore në grupin B morën Butrinti, Delvina, Oriku dhe Tomori.
Në të vetmen sfidë të grupit A, Albanët dhe Adriatiku e mbyllën barazim 3-3 mes spektaklit në pjesën e dytë.
Orikut i mjaftoi ai gol në fund për të marrë provizorisht kreun e renditjes. Kujtojmë se nesër Luftëtari përballet me Devollin dhe kreu mund të ndryshojë.
REZULTATI PËRFUNDIMTARE
Grupi A
Albanët 3-3 Adriatiku
57′ Petritaj, 64′, 71′ Muhamed – 42′ Velaj, 66′, 71′ Hasani
Grupi B
Butrinti 3-0 Këlcyra
68′ Kordoba, 75′ Gjata, 83′ Silva Oliveira
Delvina 3-1 Memaliaj
9′ Gjeci , 45′, 86′ Boci – 22′ Bega
Oriku 1-0 Maliqi
69(ag) Blaceri
Shkumbini 0-3 Tomori
42′, 79′ Lireza, 47′ Arbri
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"