Kategoria e Dytë/ Marshon Besëlidhja, panik dhe tension në Adriatiku- Tërbuni. Ja çfarë ndodhi në javën e dytë në Grupin A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 19:44

Kategoria e Dytë/ Marshon Besëlidhja, panik dhe tension në Adriatiku- Tërbuni. Ja çfarë ndodhi në javën e dytë në Grupin A

Besëlidhja ka fituar edhe ndeshjen e javës së dytë, ku dje mposhtën Murlanin në transfertë në shifrat 3-0. Lezhjanët kanë dominuar në çdo aspekt duke nisur ndeshjen me vrull. Pjesa e parë y mbyll me rezultatin 2-0 në favor të lezhjanëve, ku Alcani shënoi në minutën e 11-të dhe Elbasani dyfishoi në të 23-ën.

kategoria-e-dyte

Edhe pjesa e dytë ka folur për Besëlidhjen, që në minutën e 86-të shënoi golin e tretë me Arsen Elbasanin, i cili shënoi dygolësh personal në këtë sfidë. Trajneri i Besëlidhjes, Dritan Smalaj, pas ndeshjes, për “Panorama Sport” deklaroi: “Jam i kënaqur me ekipin, pasi nga java në javë po merr formën për të kryer detyrat. Të jemi realistë, për ne kampionati nis në ndeshjen e radhës ndaj Ilirisë, ekip pretendent, çka do të nxjerrë në pah vlerat e vërteta të ekipit dhe punën tonë. Për mua vështirësi paraqet numri i paktë i futbollistëve të stolit, pasi më duhet që të sforcoj ekipin bazë shumë. Shpresoj se gjithçka do të përmirësohet në të ardhmen. Sa u përket objektivave, i qëndroj deklaratave të para se ne do të luftojmë për ‘play off’-in, pastaj vendosim objektivin final. Dua të falënderoj djemtë për shpirtin e garës”.  PRENG GJIKOLAJ

Murlani – Besëlidhja 0-3

Golat: Alcani 11’, Elbasani 23’, 86’

Murlani: Çaku, Smajli, Shpuza, Hila, Cubi (Preza 64’), Pepaj, Çokaj (Uku 37’), Curraj (Keshtejaku 53’), Nika, Gjylbegaj, Nikaj. (Trajner: Vajedin Pepaj

Besëlidhja: Gjoka, Alcani, Ruqi, Elbasani, Çepeli (Çepele 78’), Perlesi, Allamani (Dedaj 85’), Marku (Tatej 62’), Vukaj, Kaceli (Gjoka 84’), Marku. Trajner: Dritan Samajli

Kartonë të verdhë: Nika 9’ / Marku 52’, Allamani 60’

Gjyqtarë: R. Zeneli, M.Sina (Lushnjë), R. Fejzullah (Patos)

Delegat: Përparim Laçi (Pukë)

Vëzhgues: Sokol Avdo (Tiranë)

 

Adriatiku-Tërbuni i ka pasur të gjitha

6 gola mes panikut dhe tifozë në fushë

ADRIATIKU – TËRBUNI 3-3

GOLAT: Hasani 12’, 61’, B. Loci 45’ / Gjini 37’, 82’, Kaçubela 52’

ADRIATIKU: Pllumbi, Mala, Dermani, B. Loci, Sulejmani, Farid (Mustaka 46’), Velaj (Torra 23’), Elezi (E. Loci 85’), Dhimitri, Traga (Markeçi 85’), Hasani. Trajner: Ded Mehmeti

Tërbuni: Angeloski, Leka, Kaçubela, Troshani, Vecaj (Alillari 57’), Longe, Gjini, Salami (Duka 46’), Zëre, Laçeja (Ekezie 75’), Arbana. Trajner: Sinan Bardhi

Kartonë të verdhë: B. Loci 14’, Sulejmani 46’ / Zere 30’, Salami 34’, Arbana 55’, Laçeja 65’

Kartonë të kuq: Trajneri Ded Mehmeti 84’

Gjyqtarë: E. Zhuli, P. Puto, D. Tafaj (Tiranë)

Vëzhgues: Denis Agaraj (Tiranë)

Delegat: Mario Kërtusha (Durrës)

 Gjithçka që mund të ndodhë në futboll, u realizua në takimin Adriatiku – Tërbunit, që u luajtur në stadiumin “Vora”. Mes spektaklit dhe panikut, tensionit dhe golave, penalltive të humbura dhe traversës, tifozëve në fushë dhe ndalimit nga Policia, si dhe një lojtar që përfundon në spital. Ky ishte bilanci i takimit që u mbyll në barazim 3-3. Për Adriatikun shënoi dy herë Hasani në minutat 12 dhe 61, si dhe B.Loci në minutën e 45-të. Ndërsa për pukjanët shënoi dy herë Gjini, në minutat 37 dhe 82, si dhe Kaçubela në minutën e 52-të. Në minutën e 23-të ka panik në fushë, pasi Gëzim Velaj i Adriatikut, bie pa ndjenja në fushë.

Pas ndihmës së parë, u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, i shoqëruar nga mjeku i skuadrës së Adriatikut. Loja vijon në fushë dhe mjeku i Tërbunit mori në patronazh edhe skuadrën e Adriatikut. Në të 35-ën, Adhurim Hasani humbet një 11-metërsh, ku pret portieri i Tërbunit. Në të 82-tën, pukjanët barazojnë shifrat në 3-3 me Gjinin, por goli u kontestua lidhur me pozicionin, sidomos prej një tifozi që hyri në fushë drejt gjyqtarit anësor, i cili nuk ngriti flamurin. Tifozi u neutralizua nga forcat e sigurisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Vorës nga uniformat blu. Për kontestime u ndëshkua me karton të kuq edhe trajneri i Adriatikut, Ded Mehmeti. ABDULLA DUSHKU

 

Kuçovarët kanë zhgënjyer në transfertë

Albanët befasojnë Naftëtarin

ALBANËT – NAFTËTARI 3 – 1

 GOLAT: Zouzu 30′, Alushi 37′, Petritaj 54’/Këndella 85′

 ALBANËT: Lenja, Shembitraku, Anderson, Petritaj, Alushi (Mema 83′), Zouzu (Xhabafti 58′), Shkreta, Troksi, Met’hoxha (Meçuli 65′), Gaxhai (Mania 83′), Spahiu (Ahmataj 58′).  Trajner: A. Birçe

NAFTËTARI: Birja, Gjishti, Çaço, Kajo (Fakaj 73′), Vrapi (Koroveshi 72′), Breno (Pepa 46′), Adebayou (Kandella 60′), Salca, Hysa (Karakashi 60′), Ibrahimi, Karaj. Trajner: B Fraholli

 Kartonë të verdhë: Xhabafti 82’/Birja 30′

Gjyqtarë: E. Rusta, M. Salla, E. Kapxhiu (Elbasan)

Vëzhgues: Bujar Pregja (Tiranë)

Delegat: Eeduart Gjini (Tiranë)

 Albanët-Naftëtari u gjykuar nga një katërshe femrash, e kryesuar nga Emanuela Rusta. Albanët kanë befasuar, duke mundur Naftëtarin, në shifrat 3-1. Ndeshja nisi e qetë dhe me dominim të lehtë nga Albanët. Naftëtari rrezikon i pari me Hysën. Në të 17-ën, Albanët sulmojnë me anë të Troksit, por ishte mbrojtja kuçovare që i ndalon. Në të 20-ën, Naftëtari sulmon djathtas dhe në fund Hysa është i pafat. Minuta 30-të, Albanët depërtuan në mbrojtjen kuçovare. Portieri Birja del nga zona, por topi shkon para dhe Zouzu nuk e pati të vështirë që ta dërgonte “sferën” në rrjetë, 1-0. Në të 32-ën, autori i golit mund të dyfishonte i vetëm përballë Birjes, por mbrojtja largon rrezikun.

Në të 37-ën  Albanët dyfishojnë me Alushin, i cili shfrytëzon topin e gjatë në qendër të zonës kuçovare dhe 2-0. Edhe pse u akorduan 3 minuta shtesë, fraksioni parë mbyllet me fitoren e pastër të Albanëve me shifrat 2-0. Fraksioni i dytë nisi shpejtë, me kuçovarët më superiorë. Në të 50-ën, Albanët sulmojnë, madje shënojnë, por kishte flamur të ngritur lart. Në të 52-ën, Petritaj trefishon me një top të dhënë nga e majta nga Met’hoxha dhe 3-0. Kuçovarë shkurtojnë rezultatin me Këndellën në të 85-ën dhe në shifrat 3-1 mbyllet gjithçka. Preng Gjikolaj

 

Gramshi dhe Sopoti e mbyllin në paqe

Gramshi – Sopoti 0-0

GRAMSHI: Sogani, Shehi, Xhika, Dedja, Muzhaqi (Zogu 90′), Xhelili, Lice (Lila 51′), Baku, Malaj (Ajazi 52′), Dhima, Goga. Trajner: Hetlen Çapja

SOPOTI: Hasfatija, Ferhati, Seferi, Aminu, Rreshka, Broshka, Ukaj, Abdulaje, Najara (Amoumane 65′), Jugu (Goçi 80′), Myslimi. Trajner: Besnik Kola

Kartonë të verdhë: Sogani 67′, Shehi 89′ / Myslimi 22′, Ukaj 44′, Abdulaje 55′, Mici 74 (në stol)

Gjyqtarë: E. Latifi, A. Muxhaj (Gjirokastër), D. Mile (Lushnjë)

Vëzhgues: Denis Dosti (Berat)

Delegat: Daniel Dalipi (Elbasan)

Të shtunën në stadiumin “Myslim Koçi” të qytetit të Gramshit u luajt derbi i prefekturës midis vendësve dhe Sopotit. Sfida ishte e luftuar nga të dy ekipet, me shumë raste për shënim, por asnjëra nuk ia ka dalë. Ka munguar finalizimi para portave respektive, gjë që solli barazimin pa gola në këtë derbi midis fqinjëve. Loja u zhvillua e bukur dhe tepër emocionuese për të pranishmit, që kishin mbushur tribunën e stadiumit. Ky është barazimi i dytë për Gramshin në këtë fillim kampionati, ndërsa Sopoti ka marrë pikën e parë në këto dy javë. MARIGLEN MIRAKA

 

Ilirisë i mjafton goli i Kolecit

Iliria – Veleçiku 1-0

Goli: Koleci 27’

Iliria: Xhika, Kallaku, Stafa, B. Selmani, Koleci (Markoçi 79’), Plaku (Trokthi 11’), S. Selmani, Veriu (Okonkëo 46’), Olatunbosun Sikiru, Qehaja, A. Selmani. Trajner: Alfred Allamani

Veleçiku: Lopçi, Çokaj, Brojaj (Kacokaj 74’), Rragami, Elv. Rrustemaj (Ndrecaj 64’), Banushaj, Shekaj, Eli Rrustemaj, Pjetracaj (Ivziku 70’), Am. Kaçaj, Al. Kaçaj. Trajner: Besnik Duli

Karton të verdhë: A. Selmani 29’, B. Selmani 70’ / Hysaj 67’

Gjyqtarë: S. Bebja, G. Mënaj, K. Shehu (Tiranë)

Vëzhgues: G. Selala (Tiranë)

Delegat: A. Kalemi (Durrës)

 Iliria ka fituar me një gol të Eristotel Kolecit në minutën e 27-të në përballjen me Velleçikiun, takim që u zhvillua në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës. Takimi është dominuar nga skuadra e trajnerit Allamani, që u konkretizua vetëm me një gol. Koleci, me një gjuajtje të fortë nga distanca shënoi golin për fushëkrujasit. Fraksioni i dytë sjell më shumë presion tek Iliria për të shënuar golin e sigurisë, por has në një mbrojtje të ngjeshur të koplikasve, që e detyruan të tërhiqej për të administruar fitoren.

ABDULLA DUSHKU

 

Basania, pika e parë historike

Basania – Luzi 2008 3-3

Golat: Konate 17’, Hasaj 58’, 90+2’ / Balla 23’, 74’, Jakubu 89’

Basania: Marku, Asuncao, Shema, Hoxhaj, Tafili, Shimaj, Mila (Hasaj 46’), Daija, Xhahysa (Diaby 90’), Konate, Kola. Trajner: Harris Lika

Luzi 2008: Mati, Bali, Xhika, Goga, Jakupi (Çeliku 68’), Balla (Zeneli 80’), Hidri, Hasa (Jakubu 61’), Kasim, Osma, Morina (Thana 61’). Trajner: Arvist Gjata

Kartonë të verdhë: Hasaj 59’, Hoxhaj, 60’, Marku 65’, Shimaj 67’, Shema 77’ /Balla 49’, Xhika 53’, Osma 70’, Kasim 82’, Thana 90+1’

Gjyqtarë: E.Menkshi (Pogradec), E.Cena (Peshkopi), D.Gashi (Kukës)

Delegat: Arben Feshti (Laç)

Vëzhgues: Donald Dikollari (Tiranë)

Basania-Luzi 2008 u mbyll pa fitues, ndonëse u shënuan gjashtë gola, ku fundi ishte emocionues. Basania ka marrë pikën e parë, pikë historike për skuadrën nga Bushati, pasi luan për herë të parë në Kategorinë e Dytë. Basania kaloi e para në avantazh me Konate në minutën e 17-të. 6 minuta më pas miqtë barazojnë me Ballën. Pjesa e parë u mbyll 1-1 Në të dytën skuadrat shënojnë nga dy gola. Ku Hasaj shënoi dy herë për vendësit, 58’, 90+2’, ndërsa për Luzin shënoi sërish Balla në të 74-ën dhe Jakubu në minutën e 89-të.

KATEGORIA E DYTË

 GRUPI A

 Java 2 (28-29 shtator)

 Të shtunën

Gramshi-Sopoti 0-0

Iliria-Veleçiku 1-0

Dje

Albanët-Naftëtari 3-1

Murlani-Besëlidhja 0-3

Basania-Luzi 2008 3-3

Adriatiku-Tërbuni 3-3

 

 

RENDITJA

Skuadra              N    P    F    B    H    G+/G-

  1. BESËLIDHJA 2 6    2    0    0    6-1
  2. ADRIATIKU 2 4    1    1    0    6-4
  3. LUZI 2008 2 4    1    1    0    5-4
  4. ILIRIA      2    4    1    1    0    1-0
  5. VELEÇIKU 2 3    1    0    1    8-2
  6. ALBANËT 2    3    1    0    1    4-4
  7. TËRBUNI 2 2    0    2    0    3-3
  8. GRAMSHI 2 2    0    2    0    0-0
  9. SOPOTI 2 1    0    1    1    1-2
  10. BASANIA 2 1    0    1    1    4-6
  11. NAFTËTARI 2 1    0    1    1    1-3
  12. MURLANI 2 0    0    0    2    1-11

 

 

 

Java 3 (5 tetor)

 

Të shtunën

Tërbuni-Basania 16:00

Veleçiku-Adriatiku 16:00

Besëlidhja-Iliria 16:00

Naftëtari-Murlani 16:00

Sopoti-Albanët 16:00

Luzi 2008-Gramshi 16:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"