Kategoria e Dytë/ Miqësorja e “lumenjve”, Valbona e pamëshirshme ndaj Shkumbinit
Dy skuadrat e Kategorisë së Dytë, Shkumbini dhe Valbona zhvilluan sot ndeshjen e fundit miqësore përpara fillimit të fazës së dytë të kampionatit. Testi u zhvillua në kompleksin “Football Republic”, ku Valbona dominoi ndjeshëm. Takimi nisi me gol të Valbonës, që në minutën e dytë, ku shënoi Kovaç.
Në të 27-tën Levendi godet tokas nga 30 metra dhe vjen goli dytë për skuadrën tropojane. Vetëm 4 minuta më pas Jeton Krasniqi, prurja me e fundit te Valbona,0 shënon golin e tretë. Në shifrat 3-0 për Valbonën mbyllet fraksioni i parë. Pjesa e dytë nisi me disa ndryshe dhe pas 5 minutash vjen goli katërt për Vorën me autor Kovaçin. Valbona nuk mjaftohet me kaq dhe në të 78-ën Ismailaj shënon një supergol nga 25 metra. Skuadra peqinase ngushëllohet me golin e Samet Gjokës, 9 minuta para fundit. Kështu që Valbona fitoi 5-1 dhe pret edhe emërimin e trajnerit të ri, pasi Alfred Allmani ka marrë detyrën e zv.trajnerit te Kukësi. fiton Valbona
Shkumbini – Valbona 1-5
Golat: Gjoka 82′ / Kovaçi 2′ 50′, Levendi 27′, Krasniqi 31′ , Ismailaj 78′
Shkumbini: Hasfatija, Malaj, Teqja, Gjoni, Ferhati, Nexha, Gabriel, Dos Santos, Onuh, Bruno, Hysa. (U aktivizuan: Toromani, Gjoka, Baholli, Dervishi, Mici, Llacja, Vjetori, Meta). Trajner: Vladimir Gjoni.
Valbona: Birja, Mashi, Lamçe, Lushaku, Zeqiraj, Joti, Mziu, Diogo da Silva, Kovaçi, Levendi, Krasniqi. (U aktivizuan:Bravo, Rosaj, Farruku, Qelia, Balliu; Kola, Dogjani, Doçi). Trajner: Emiljano Gega.
Gjyqtarë: E. Gançi, D. Memelli, R. Jahja (Elbasan)
ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"