KATEGORIA E DYTË/ Përcaktohen datat dhe stadiumet e finaleve “Play Off”, ja kur luhen ndeshjet
Kategoria e Dytë është mbyllur me Vorën që është shpallur kampion, pasi mundi në finale skuadrën e Elbasanit. Megjithatë, ende nuk është thënë fjala e fundit për sa i përket skuadrave që do të ngjiten në Kategorinë e Parë.
Kanë mbetur për t’u luajtur edhe ndeshjet “Play Off”, ku në Grupin B, Pogradeci do të përballet me skuadrën e Labërisë. Ky takim është planifikuar të luhet në datën 18 maj në stadiumi “Arena Egnatia” në Rrogozhinë duke nisur nga ora 16:00.
Ndeshja tjetër është ajo mes Veleçikut dhe Valbonës në Grupin A. ky takim do të luhet në stadiumin e Vorës në datën 18 maj. Fituesi i Grupit A përballet me vendin e 9 të Kategorisë së Parë ndërsa fituesi i Grupit B me vendin e 10.
18 Maj 2023
GRUPI A/ 16:00 Veleçiku – Valbona (Stadiumi i Vorës)
GRUPI B/ 16:00 Pogradeci – Labëria (Arena Egnatia)
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"