Kategoria e Dytë/ Shkumbini i pafuqishëm, Luftëtari e likuidon me “poker”. Fitojnë edhe Tomori me Orikun, ja çfarë solli java e 11-të në Grupin B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2024 | 23:24

Kategoria e Dytë/ Shkumbini i pafuqishëm, Luftëtari e likuidon me “poker”. Fitojnë edhe Tomori me Orikun, ja çfarë solli java e 11-të në Grupin B

Luftëtari fiton me lehtësi në fushën e Shkumbinit. “Poker” golash për gjirokastritët që në pjesën e parë dhe më pas ndeshja nuk pati më histori. Peqinasit kanë zbritur në fushën e blertë me një mori problematikash. Vështirësitë financiare kanë nxjerrë në pah gjendjen e ekipit dhe bojkotin e një pjese të lojtarëve dhe stafit.

luftetari

Miqtë nga Gjirokastra kishin ardhur me synimin e qartë për të marrë pikë të plota në këtë transfertë dhe e zhbllokuan rezultatin shumë shpejt. Diamanti në minutën e 4-t kalon bukur në krahun e djathtë dhe sapo hyn në zonë, godet saktë dhe shënon golin e parë. Peqinasit nuk gjejnë forca për reagim, ndërsa Luftëtari dyfishon me predhën e Pucit nga distanca në minutën e 10-të. Pas gjysmë ore lojë, Barrera ndal në mënyrë të gabuar Miranin dhe gjyqtari Alla, pranë aksionit, akordon penallti, që kthehet në gola nga Gaba.

Peqinasit e shpërfytyruar sapo nisen të dalin përpara harrojnë tërësisht prapavijën dhe një top i ardhur nga mbrojtjen mike gjen Mërkurin të vetëm. Pasi shtang edhe portierin Saliu, ai godet dhe shënon sërish, 0-4. Pjesa e dytë fillon me zëvendësime nga të dy ekipet, si dhe me një lojë monotone, pa raste. Minuta e 81-të gjen Hasanin në një nga zbritjet e peqinasve, por topi i gjuajtur prej tij nuk e kalon vijën fatale. Shkumbini vazhdon serinë e rezultateve negative, duke rrezikuar zonën e ftohtë. Luftëtari e mbyll me fitore vitin dhe ruan kreun e grupit.  LULZIM RESULI

 

SHKUMBINI–LUFTËTARI 0-4

Golat: Diamante 4′, Puci 10′ Gaba 30′ (11-m), Mërkuri 32′

 

SHKUMBINI: Saliu, Lamptei, Kamara (Garsia 80’), Hasani, Tafa, Mounde, Uemura (Zegarra 55’), Rrapollari, Meta (Tafa 46’), Barrera (Angulo 55′), Daja. Trajner: Florenc Hasbajrami

LUFTËTARI: Ribeiro (Kristidhi 46′), Çulli, Gomes, Gaba (Pula 36′), Dulaj, Ramadani, Mirani, Th.Puci, Mërkuri (Ahmetaj 36′), Mukoj, Diamanti (S.Puci 36’). Trajner: Besmir Shabani

Gjyqtarë: L.Alla, D.Koreshi, D.Mile (Lushnjë)

Karton i verdhë: Gaba 16′

Delegat: A.Dobra (Librazhd)

Vëzhgues: S.Çekaj (Laç) 

 

 

 

Festival golash, në fund feston Tomori

TOMORI-MALIQI  4-3 

Golat: Biaje 15′, 21′, Lirëza 38′, Kulaj 58’/ Skënderaj 8′ (autogol), Kame 45′, Demollari 78′

 

TOMORI: Souza, Basha, Skënderaj, Kulaj, Deliu (Ngene 53′), Biaje, Henrike (Ferreira 68′) Gabriel, Kumani, Saraçi, Lirëza (Arbëri 68′). Trajner: Lisjan Hadaj

MALIQI: Almeida, Ymet (Xaka 46′), Torollari (Tako 46′), Blaceri (Lipollari 68′), Agolli, Demollari, Elmas (Da Silva 87′), Kame, Ndoci, Cane, Pero. Trajner: Egli Malësia

Gjyqtarë: A. Rrapaj, A.Topi, G.Velçani (Patos)

Kartonë të verdhë: Basha 87′ / Kame 15′, Lipollari 88′, Tako 89′

Delegat: Q.Koçi (Durrës)

Vëzhgues: A.Isaj (Peqin)

 

Tomori ka mbyllur me një fitore të ngushtë fazën e parë të kampionatit, duke shkuar në pushimin mes dy fazave më i qetë dhe në pritje për të mësuar nëse do të ketë përforcime, apo drejtuesit do të mjaftohen me grupin aktual. Takimi ndaj Maliqit ka pasur bollëk golash të realizuar nga të dyja skuadrat, që duhet pranuar se janë argëtuar në fushë. Miqtë kalojnë të parët në avantazh, pas autogolit të Skënderajt në minutën e 8-të. Beratasit reagojnë dhe përmbysin gjithçka me dopietën e Biaje në harkun kohor të 6 minutave. Sulmuesi Lirëza, me një aksion të bukur, i çon shifrat në 3-1, ndërsa Dario Kame shkurton diferencën në të 45-ën, për të lënë të hapur gjithçka. Në pjesën e dytë janë sërish beratasit që në minutën e 58-të realizojnë me mbrojtësin Kulaj dhe rezultati shkon në 4–2. Maliqi insiston dhe shkurton me Demollarin, por ky është goli i fundit i ndeshjes, që mbyllet me rezultatin 4–3. EDI SPAHIU

 

 

Devolli kalon me lehtësi Këlcyrën

DEVOLLI-KËLCYRA 5-1

Golat: Hasaj 27’, 47’, Ivani 60’, Burimi 69’, Martins 79’ / Markuez 73’

 

DEVOLLI: Agudelo (Medolli 73’), Çuko, Dalipi (Burimi 54’), Lipo, Gallo, Staro, Tekseira (Gjyli 68’), Martins, Ivani (Çiço 68’), Ibrahim (Ago 54’), Hasaj. Trajner: Trifon Meraku

KËLCYRA: Anderson, Sulejmani, Teka, Re.Spahiu, Hadaj (Bilo 74’), Sheme, Vidal, Ducka, Markuez, Montana, Dutra. Trajner: Robert Spahiu

GJYQTARË: M.Syziu, R.Gashi, F.Behari (Durrës)

KARTON I KUQ: Re.Spahiu 88’

DELEGAT: B.Pregja (Tiranë)

VËZHGUES: G.Loxe (Korçë)

 

Fitore me 5 gola e Devollit në fushën e tij, ku Këlcyra mike nuk mundi të rezistojë. Hasaj, autor i një dygolëshi në këtë ndeshje, zhbllokoi shifrat pas 27 minutash lojë. Ishte po ky lojtar që dyfishoi rezultatin sapo nisi pjesa e dytë e ndeshjes. Ivani, Burimi i aktivizuar si zëvendësues, dhe Martins shënuan golat e tjerë për Devollin, që mban vendin e tretë në tabelën e renditjes. Markuez është autori i golit të nderit për Këlcyrën, që hasi vështirësi për të bërë më shumë në këtë transfertë.

 

 

Delvina tregon “dhëmbët” përballë Turbinës

DELVINA–TURBINA 3-0

Golat: Sigudla 36′, Boni 45+2’, 55′

 

DELVINA: Xhaferaj, K.Mehmeti, Donou, Nikolla (Rakipi 83′), Musta (Peçi 54′), Avduli, Sigudla, Gjeçi, Arrojo (Gonzales 64′), Boni (Pajon 83’), Palacio (D.Mehmeti 64’). Trajner: Markelian Alinani

TURBINA: Toromani, Zere, Jushi (Metaliaj 28′, – Topi 83’), Lami, Cerna, Ranxha, Gjoka, Hoxholli, K.Xhameta (Musta 83′), Ahmed, Itua. Trajner: Andi Biba

Gjyqtarë: E.Gryka, K.Bardhoku (Fushë-Krujë), K.Koçi (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Sigudla 36′, Donou 85′, Rakipi 88′ / Jushi 17′, Zere 66′, K.Xhameta 78′, Lama 88′

Kartonë të kuq: Gonzales 91′, Ahmed 91’

Delegat: E.Gjyla (Lushnjë)

Vëzhgues: P.Goxho (Gjirokastër)

 

Delvina fiton pastër kundër Turbinës, duke mos e vënë për asnjë çast në diskutim 3-pikëshin. Rezultati madje mund të ishte edhe më i thellë, nëse Musta nuk do të shpërdoronte një penallti në fillimin e pjesës së dytë, që u prit nga portieri Toromani. Në pjesën e parë për skuadrën e Delvinës shënuan Sigudla dhe Boni, duke përfituar nga vendosja e gabuar e mbrojtësve cërrikas. Një asist i Nikollës i dha mundësinë Bonit të shënonte golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal. Në disa momente pati edhe tension nga tifozët vendës, për shkak të ndërprerjes së disa aksioneve sulmuese nga një prej asistentëve për pozicion jashtë loje. I panevojshëm ishte nervozizmi midis dy futbollistëve Gonzales dhe Ahmed në fundin e takimit, kur të dy u ndëshkuan me karton të kuq. GËZIM BEQIRI

 

 

Oriku nuk gabon

ORIKU–MEMALIAJ  4-1

GOLAT: Dalanaj 8’, Kondaj 42’, 54’, Kolonja 44’ / As.Bunkohev (autogol) 16’

 

ORIKU: Ak.Bunkohev (Varfi 49’), Gjoka, Gjipali, As.Bunkohev (Gjinaj 37’), Rodrigues (Bega 68’), Kolonja, Llojaj, Uilliams, Mezani, Kondaj (Gernecaj 58’), Dalanaj. Trajner: Sherif Idrizaj

MEMALIAJ: Selmani, Skënderaj, Matushi, Kolila, Hyzellari, Hysi, Aliaj, Bega, Haruni, Bilaj, Çaushaj. Trajner: Klodian Mustafai

Gjyqtarë: J.Potka (Korçë), Gj.Gegprifti (Pogradec),

Kartonë të verdhë: Kolonja 61’ / Haruni 66’

Delegat: D.Dume (Kuçovë)

Vëzhgues: Sh.Balliu (Poliçan)

 

Oriku bind në shtëpi, teksa mposht Memaliajn 4-1. Vendësit do të kalonin shumë shpejt në avantazh me Dalanajn, i cili brenda zonës mposht Selmanin. Disa minuta më pas, Aslambek Bunkohev, shkakton autogol në përpjeke për të larguar topin dhe shifrat barazohen. Në minutën e 37-të, trajneri Idrizaj largon nga fusha rusin për të aktivizuar Gjinajn. Në fundin e pjesës së parë shënojnë Kondaj dhe Kolonja për Orikun.

Në fillim të pjesës së dytë trajneri vlonjat largon portierin Bunkohev për t’i lënë vendin Varfit. Me golin e dytë personal Kondaj thellon avantazhin e Orikut, që e fiton ndeshjen 4-1. Memaliaj kishte ardhur me një formacion të cunguar. Oriku e mbyll vitin 2024 në vend të dytë, 2 pikë pas Luftëtarit. ERMAL SIKA

 

 

GRUPI B

 Java 11 (15 dhjetor)

 Dje

Shkumbini-Luftëtari 0-4

Tomori-Maliqi 4-3

Oriku-Memaliaj 4-1

Delvina-Turbina 3-0

Devolli-Këlcyra 5-1

Butrinti pushim

 

RENDITJA

Skuadra              N    P    F    B    H    G+/G-

  1. LUFTËTARI 10 25   8    1    1    29-7
  2. ORIKU 10 23   7    2    1    13-3
  3. DEVOLLI 10 21   6    3    1    21-14
  4. BUTRINTI 10 20   6    2    2    17-9
  5. TOMORI      10   19   6    1    3    21-8
  6. DELVINA 10 13   4    1    5    16-16
  7. MALIQI 10 10   3    1    6    12-15
  8. SHKUMBINI 10 9    2    3    5    12-18
  9. TURBINA 10 7    2    1    7    10-23
  10. KËLCYRA 10 6    1    3    6    10-26
  11. MEMALIAJ 10 3    1    0    9    9-31

 

Java 12 (26 janar 2025)

Tomori-Luftëtari 13:00

Delvina-Butrinti 13:00

Oriku-Këlcyra 13:00

Shkumbini-Memaliaj 13:00

Devolli-Turbina 13:00

Maliqi pushim 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"