Kategoria e Dytë/ Te Luftëtari plasin gjobat, pezullime dhe paralajmërime. Sopoti konfirmon trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2024 | 14:27

Kategoria e Dytë/ Te Luftëtari plasin gjobat, pezullime dhe paralajmërime. Sopoti konfirmon trajnerin

Gjirokastritët janë gjobitur me nga 100 mijë lekë (të vjetër) secili pas paraqitjes së dobët në ndeshjen me Maliqin. Kjo disfatë nuk ka kaluar lehtë, pasi nëse do të vazhdohet kështu vihet në diskutim objektivi për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Sportdashësit nuk janë aspak të kënaqur me lojën e bluzinjëve ndaj Maliqit, por edhe ndaj Tomorit, pavarësisht fitores.

Luftetari

Drejtuesit gjirokastritë kanë analizuar një ditë më parë situatën, ku u morën edhe masa konkrete për të bërë kthesën e duhur. Shqetësuese është konsideruar loja e skuadrës, sidomos ndaj Maliqit, duke u kërkuar lojtarëve që ndeshje të këtij niveli të mos përsëriten më. Në këtë analizë, shumë emra futbollistësh janë përmendur për mosimpenjim. Ndaj Maliqit u vu re një farë euforie e lojtarëve, me idenë se do të kishin përballë një skuadër të dobët. U bënë shumë gabime elementare dhe lojë individuale me shumë pasime të gabuara. Nëse me Tomorin, sulmi ishte reparti më i dobët, ndaj Maliqit gaboi edhe mbrojtja.

Më i kritikuari ishte sulmuesi Gersi Diamanti, të cilit iu komunikuar se për disa javë do të jetë jashtë formacionit. Atij nuk iu vu në dukje humbja e penalltisë, por mungesa e impenjimin në dy ndeshjet e para. Paralajmërime ka pasur edhe për 2-3 të tjerë, që nëse do të vazhdojnë si në dy javët e para do të pezullohen. Në takim futbollistëve u është vënë në dukje, se pavarësisht humbjes është momenti për reflektim. Gara është e gjatë dhe janë mundësitë janë që objektivi, Kategoria e Parë, nuk duhet të diskutohet. GËZIM BEQIRI

SOPOTI

Drejtuesit e Sopotit i kanë dhënë besimin e plotë trajnerit Besnik Kola, pavarësisht rezultateve jo pozitive në dy javët e para. Humbja me Luzin dhe barazimi në Gramsh u analizuan gjatë në nisje të seancës së parë të kësaj jave. Prezent ishte edhe administratori Ermir Sulollari, i cili paralajmëroi lojtarët për penalitete, nëse situata nuk ndryshon. Administratori i dha besimin e plotë trajneri Kola, duke shuar çdo zë që lidhej me një largim të mundshëm të teknikut. LEDION QOSHKU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"