Kategoria e Dytë/ Tomori i pari në Grupin B, trajneri Droboniku: Ja sekreti i ecurisë pozitive
Tri fitoret radhazi në kampionat janë një tregues që flet qartë për vazhdimësinë e Tomorit. Beratasit janë në pozitat e kryesuesit në grupin B, duke iu lëshuar një sinjal të fortë skuadrave kundërshtare.
Luftëtari është ndjekësi më i afërt dhe kundërshtari i vetëm që u ka shkaktuar humbje beratasve. Trajneri Iken Droboniku, është i kënaqur me punën e zhvilluar, ndërsa siguron që objektivi primar në javët e ardhshme do të jetë seria e fitoreve. “Tri fitoret radhazi dhe kryesimi i grupit janë shpërblimi i punës së skuadrës. Jemi të fokusuar tek përgatitjet intensive.
Sekreti i suksesit tonë është padyshim edhe harmonia brenda grupit në fushë dhe jashtë saj, sepse Tomori funksionon si një familje dhe kjo na garanton suksesin. Tani duam të kemi vazhdimësi”, ka thënë Droboniku për “Panorama Sport”.
EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"