Kategoria e Dytë/ Tomori ruan kreun pa vështirësi, Luftëtari tjetër goleadë. Ja çfarë prodhoi java e 6-të në Grupin B
Tomori realizon fitoren e 3-të radhazi në kampionat, këtë herë duke mposhtur Delvinën në shtëpi. Beratasit kanë mbrojtur kreun e grupit, ndonëse duhet pranuar se përballë një kundërshtari që vinte me mungesa të shumta titullarësh. Tomori, edhe pse fitoi me 3 gola, nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Shpërdoroi disa raste të arta për shënim, ndërsa Delvina ka luajtur e ngjeshur në mbrojtje dhe me kundërsulme.
Tomori-Delvina 3-0
Golat: Henrike 12′, Biaje 75′, Lirëza 90′
TOMORI: Souza, Kulaj, Basha, Skënderaj, Vrapi, Kumani, Gabriel (Lirëza 80′) Ferreira (Deliu 71′) Henrike (Arbëri 65′), Biaje, Saraçi. Trajner: I.Droboniku
DELVINA: Braho, Kadnel, Mehmeti, Xhijson (Rakipi 65’), Boçi, Abel (Peçi 65′) Avduli, Nikolla (Çumani 53′) Sigudla (Pajon 53′), Çarçani (Gjeci 46′), Boni. Trajner: M.Alinani
Gjyqtarë: J.Potja (Pogradec), M.Salla (Elbasan), Gj.Gegprifti (Pogradec)
Kartonë të verdhë: Saraçi 45′ / Kadnel 27′, Xhijson 45′
Vëzhgues: I.Ziraj (Kuçovë)
Delegat: D.Dalipi (Elbasan)
NDESHJA – Beratasit dalin shpejt te goli, teksa Enrike në minutën e 12-të ekzekuton bukur një goditje dënimi te vija ballore dhe u jep avantazhin 1-0 vendasve. Më pas Delvina është dy herë pranë barazimit, por Souza grushton në korne. Edhe Saraçi është dy herë pranë golit, por lojtari i Tomorit nuk ka shënjestrën e duhur. Vijojnë rastet e humbura për beratasit edhe për meritë të portierit mik. Në fund të pjesës së parë loja ndalet pas një veprimi të shëmtuar të Xhijson, i cili godet me pëllëmbë një futbollist vendas dhe kryesori e ndëshkon vetëm me të verdhë. Në pjesën e dytë loja është pa ritëm. Miqtë hidhen në sulm për golin e barazimit, por e pësojnë nga një kundërsulm i shpejtë i finalizuar me Biaje. Në minutën e 90-të, pas një goditje të Arbërit dhe topit të kthyer nga portieri, Lirëza realizon edhe golin e tretë dhe siglon fitoren e pastër të Tomorit. EDI SPAHIU
Luftëtari nuk i ndahet fitoreve me goleada
LUFTËTARI–TURBINA 4-0
GOLAT: Mërkuri 17′, Gaba 28′, 32′, Diamanti 90′
LUFTËTARI: Barboza, Tuni( Ahmetaj 63′), Glauber, Çulli, Vucaj, Ramadani, Th.Puci (S.Puci 81′), Gaba (Mukoj 58′), Ziaj (Dulaj 63′), Mërkuri (Diamanti 58′), Mirani. Trajner: B.Shabani
TURBINA: Toromani, Jushi (Hoxholli 75′), Ismailaj (Kovaçi 83′), Gregori, Famuditimi, Aga (Xhameta 63′), Itua, Ribaldo, Gjoka, Ranxha (Metaliaj 63′), Zëre (Lami 75′). Trajner: Xh.Çutra
Gjyqtarë: E.Rusta(Elbasan), E.Kume, K.Tafili (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Mirani 28′, Shabani 28′ (trajneri)/ Famuditimi 10′, Itua 41′, Ribaldo 85′
Vëzhgues: Simon Qurku (Sarandë)
Delegat: Emiliano Gjyla (Lushnjë)
Luftëtari arrin një tjetër fitore me rezultat të thellë. Ndaj Turbinës së Cërrikut, gjirokastritët shënjojnë plot katër herë në Delvinë. Në 15 minutat e para, loja ishte e barabartë për të dy ekipet. Goli i parë i shënuar nga Mërkuri prishi ekuilibrat dhe loja vazhdoi e përfundoi më epërsi të gjirokastritëve. Ziaji niset nga mesfusha dhe pas një kalimi midis 2-3 mbrojtësve pason për Mërkurin, që nga afër dërgon topin në rrjetë. Dhjetë minuta më vonë i njëjti kombinim dhe Gaba del i vetëm para portës pa e pasur të vështirë të kalonte topin tej vijës fatale.
I treti ka për autor po Nazmi Gabën, i cili gjuan brenda zonës, Itua e devijon lehtë topin, duke ia bërë të pamundur portierit cërrikas evitimin e golit. Në pjesën e dytë, loja pati të njëjtën rrjedhë, por rastet e krijuara nuk u konkluduan. Vetëm në fundin e lojës, Mirani nxjerr të lirë Diamantin që shënon golin e katërt. Në këtë pjesë loje, miqtë kishin një rast të vetëm për të shënuar. Në të 80-ën, Ribaldo gjuan drejt portës, por devijon portieri Barboza. Në këtë pjesë loje, ndikuar edhe nga rezultati, të dy trajnerët kryen zëvendësimet e lejuara pa ndikuar në ritmin e lojës. Ndeshja u drejtua nga katër gjyqtare femra dhe nuk pati asnjë kontestim gjatë lojës. GËZIM BEQIRI
Butrinti shtang Maliqin në shtëpi
Maliqi-Butrinti 0-2
Golat: Gjata 65’, Çinedu 89’
MALIQI: Almeida, Bregu, Cane, Blaceri, Agolli (Tako 67’), Elmas (Pero 55’), Muçollari, Ndoci (Lipollari 71’), Demollari, Kame (Xheferson 67’), Adeoje. Trajner: E.Malësija.
BUTRINTI: Moskuera, Gjata, Dikson, Basha, Dauti, S.Ageja, Malaj, Ajala, Oliveira (Çinedu 69’), O.Ageja, Lala (Palasios 55’). Trajner: A.Faslliu.
Gjyqtarë: S.Kazazi (Kavajë), I.Cani (Tiranë), A.Kazazi (Kavajë)
Kartonë të verdhë: Elmas 35’, Demollari 41’, Muçollari 44’, Lipollari 78’, Bregu 78’, 90’ / Dauti 50’, Malaj 58’
Kartonë të kuq: Bregu 90’/ Culli 90’ (në stol), Faslliu 90’ (trajner)
DELEGAT: Shpëtim Hala (Librazhd)
VËZHGUES: Sokol Kosti (Korçë)
Butrinti shtang Maliqin, duke e mposhtur në shtëpi 0-2. Ishte një duel tepër i luftuar. Meritë absolute për këtë triumf të sarandjotëve ka portieri Moskuera, duke i vendosur “kyçin” portës. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të maliqarëve, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Për zhbllokimin e sfidës duhej të vinte minuta e 65-të, kur futbollisti Eljo Gjata do të realizonte një gol mjaft të bukur, teksa me një gjuajtje potente në hyrje të zonës e dërgoi topin në trekëndësh. Vendësit u hodhën në sulm, në kërkim të barazimit, por duket se ishte një ditë “jo” për sulmin e Maliqit, që në çdo tentativë ndalej nga portieri dhe mbrojtja mike.
Për të vrarë sfidën mendoi Stephen Çinedu, që nuk fali i vetëm përballë portierit pas një kundërsulmi të shpejtë. Në këtë moment nuk mungoi tensioni, teksa trajneri Faslliu dhe futbollisti Santi Culli u ndëshkuan me karton të kuq në stol, pas konfrontimit me tifozët e Maliqit, duke e tepruar me festën provokuese. Në fund edhe Maliqi mbeti me 10 lojtarë, pasi Bregu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në fund festa ishte e gjitha për Butrintin, që arriti të largohej nga Maliqi me 3 pikë të arta. Ildi Merolli
Memaliaj gjen fitoren e parë
Memaliaj-Këlcyra 3-2
GOLAT: Hyzellari 15’, 90’, Bilaj 30’/ Shele 41’, Teka 59’
MEMALIAJ: Basha, Skenderaj (Matushi 73’), Kolilaj, Hyzellari, Jaupi, Hysi, Bega, Bilaj, Aliaj (Caushi 73’), Haruni, Akuma. Trajner: K.Mustafaj
KËLCYRA: Allmuça (Anderson 35’), Sulejmani, Teka, Vidal (Bilo 84’), Shele, Markues, Hadaj, Mosis, Araujo (Duçka 35’), Sinani, Kaceres (Dutra 74’). Trajner: R.Spahiu
Kartonë të verdhë: Kolilaj 26’, Jaupi 72’, Hyzellari 90’ / Sulejmani 26’, Duçka 49’, Mosis 52’, Anderson 66’
Gjyqtarë: M. Koci, A. Demiraku, F. Behari (Durrës)
Vëzhgues: Pajtim Goxha (Gjirokastër)
Delegat: Astrit Isai (Peqin)
Duhet të vinte java e 6-të, që Memaliaj të regjistronte fitoren e parë në kampionat. Memaljotët shënuan të parët në të 15-ën me Hyzellarin, që përfitoi nga një gabim i portierit Allmuça. Në të 30-ën Bilaj dyfishoi për vendësit. Në minutën e 41-të kapiteni Shele shënon për Këlcyrën dhe hap takimin, ndërsa në të 59-ën Teka me kokë barazon 2-2. Memaliaj hidhet në sulm, ndërsa miqtë mbrohen mirë. Në minutën e fundit, pas një krosi në zonë, Hyzellari me kokë shënon golin e fitores për Memaliajn. ROLAND SULI
Shkumbini dhe Devolli e mbyllin pa fitues
Shkumbini–Devolli 2-2
GOLAT: Mustafaj 28’, Hasani 40’ / Staro 65’, Lipo 76’
SHKUMBINI: Palomeque, Kamara, Hasani, Llacja, Nexha, Mustafaj (Tafa 70), Shega, Mounde, Lamptej (Dhjari 30’ – 80’), Daja, Sulkja. Trajner: A.Suta
DEVOLLI: Agudelo, Çuko, Zymeri, Dalipi, Lipo, Staro, Hasaj, Gallo, Tekseira (Martins 46’ ), Ibrahim, Ago (Çiço 62’). Trajner: T.Meraku
Gjyqtarë: O.Sokoli, K.Hoxha, E.Ahmeti (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Dhjari 70’/ Zymeri 75’
Vëzhgues: Vasil Angjo (Pogradec)
Delegat: Krenar Alimehmeti (Tiranë)
Sfida e “lumenjve” është mbyllur pa fitues. Shkumbini dhe Devolli kanë barazuar me rezultatin 2-2. Takimi nisi i qetë dhe miqtë dhanë shkëndijën e parë me një goditje të fortë Esteban Gallos, por portieri peqinas u treguar i vëmendshëm. Shkumbini zbret me Hasanin, por në fund pret portieri mik. Në të 25-ën Gallo që lëshon një “predhë” nga jashtë zone dhe grushtimi i Palomeques shpëton portën peqinase. Në minutën e 28-të Mounde tregohet fantastik, driblon 3 mbrojtës miq dhe gjen krejt të lirë Mustafain, i cili godet saktë, duke kaluar peqinasit në avantazh.
Mounde shpërthen edhe në të 40-ën, hyn në zonë dhe jep një asist për Hasanin, i cili shënon golin e dytë. Me dy gola epërsi për peqinasit mbyllet pjesa e parë. Në pjesën e dytë miqtë duket se janë zgjuar, duke ushtruar trysni drejt zonës peqinase. Në minutën e 60-të, goditja e Mounde është ndalur nga shtylla. Devolli shkurton diferencën me Staronb, i cili godet tokazi dhe gjen rrjetën e peqinasve. Miqtë vazhdojnë në këmbënguljen e tyre për të ndëshkuar dhe ia dalin të barazojnë. Pas një sulmi nga djathta, topi shkon në zonë, ku Lipo godet saktë dhe 2-2. Me këtë rezultat përfundon ky takim. LULZIM RESULI
GRUPI B
Java 6 (3 nëntor)
Të dielën
Tomori-Delvina 3-0
Luftëtari-Turbina 4-0
Maliqi-Butrinti 0-2
Memaliaj-Këlcyra 3-2
Shkumbini-Devolli 2-2
Oriku pushim
RENDITJA
Skuadra N P F B H G+/G-
- TOMORI 6 13 4 1 1 13-2
- LUFTËTARI 5 12 4 0 1 15-2
- BUTRINTI 6 11 3 2 1 6-4
- ORIKU 5 10 3 1 1 6-2
- DEVOLLI 5 9 2 3 0 8-6
- MALIQI 5 9 3 0 2 8-7
- SHKUMBINI 6 8 2 2 2 12-10
- TURBINA 6 4 1 1 4 6-15
- DELVINA 5 3 1 0 4 6-11
- MEMALIAJ 5 3 1 0 4 5-16
- KËLCYRA 6 2 0 2 4 5-15
Java 7 (10 nëntor)
Të dielën
Butrinti-Luftëtari 14:00
Devolli-Tomori 14:00
Turbina-Memaliaj 14:00
Delvina-Maliqi 14:00
Oriku-Shkumbini 14:00
Këlcyra pushim
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"