KATEGORIA E PARË/ Besa dhe Flamurtari nisin arratinë drejt Superiores, Kukësi “mbytet” ne Pogradec. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2024 | 15:33

KATEGORIA E PARË/ Besa dhe Flamurtari nisin arratinë drejt Superiores, Kukësi “mbytet” ne Pogradec. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Janë mbyllur të gjitha sfidat e sotme në Kategorinë e Parë të vlefshme për javën e 7-të. Kategoria e Parë po zhvillon një sezon emocionues, teksa kanë kaluar 7 javë. Besa kryeson me 19 pikë, ndërsa nuk ka asnjë humbje deri tani. Pas saj ndodhet Flamurtari me vetëm 1 pikë më pak.

kategoria-e-pare-1

Fitore bashkë me Flamurtarin dhe Besën mori po ashtu Pogradeci. Humbës dolën Korabi, Burreli dhe Kukësi. Barazim e mbyllën Valbona me Apoloninë si dhe Lushnja me Erzenin.

REZULTATET 

VALBONA 1-1 APOLONIA

75′ Krasniqi – 58′ Trifoni

KORABI 1-2 FLAMURTARI

43′ Mziu- 52′ Batha

POGRADECI 2-0 KUKËSI 

3′ Sulo, 73′ Raza

LUSHNJA 0-0 ERZENI 

BESA 3-0 BURRELI

7′ Goxhaj, 35′ Dos Santos, 83′ Gjinaj

Besa ngel me 10 lojtarë për shkak se Goxhaj ndëshkohet me karton të kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"