KATEGORIA E PARË/ Fitorja e katërt radhazi, Flamurtari i afrohet kreut. Kukësi siguron tre pikët me përmbysje falë Beshirajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2024 | 23:23

KATEGORIA E PARË/ Fitorja e katërt radhazi, Flamurtari i afrohet kreut. Kukësi siguron tre pikët me përmbysje falë Beshirajt

Flamurtari ka siguruar sot fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje, vetëm një pikë pas Besës së vendit të parë.

kategoria-e-pare-1

Vlonjatët kanë mundur sot në shtëpi me shifrat 3-1 ekipin e Aolonisë, në një ndeshje që nuk kanë vënë kurrë në diskutim, edhe pse atyre iu desh pak kohë për të gjetur golin e parë. Ememe në pjesën e parë e pastaj Oshafi e Pjeshka në të dytën i dhanë një avantazh të ndjeshëm vlonjatëve, ndërsa fierakët thjesht shkurtuan diferencën në fund me Maksutin për të vulosur fitoren 3-1 të Flamurtarit.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Kukësi fitoi me rezultatin 2-1 me përmbysje. Në një sfidë shumë të tensionuar ku u dhanë 12 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq, vendasit kaluan menjëherë në avantazh me Mashin. Por në pjesën e dytë ishte Beshiraj i cili u bë protagonist, duke shënuar dy herë për verilindorët dhe përmbysur shifrat që i dhënë tre pikë të arta skuadrës së tij e cila largohet nga zona e ftohtë e klasifikimit.

REZULTATET 

FLAMURTARI-APOLONIA 3-1
30′ Ememe, 55′ Oshafi, 65′ D. Pjeshka / 85′ Maksuti

GOLI I PJESHKES (VIDEO)

GOLI I EMEME (VIDEO)

VALBONA-KUKËSI 1-2
4′ Mashi / 61′, 80′ Beshiraj

RENDITJA: Besa 13 pikë, Flamurtari 12, Vora 12, Burreli 8, Lushnja 8, Kastrioti 7, Pogradeci 6, Kukësi 6, Korabi 5, Apolonia 4, Valbona 4, Erzeni 0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"