KATEGORIA E PARË/ Kukësi merr tre pikë të arta për mbijetesën në Fier, Lushnja rigjen fitoren. Mësoni rezultatet e katër ndeshjeve të sotme
Ndeshjet e para të javës së 14 të Kategorisë së Parë kanë dhuruar rezultate shumë të rëndësishme përsa i përket luftës për mbijetesë.
Kukësi ka marrë tre pikë të arta duke përmbysur Apoloninë në Fier, për të kapërcyer pikërisht fierakët të cilët kanë rrëshqitur edhe një herë në zonën e rrezikshme të renditjes.
Lushnja ka bërë një hap të rëndësishëm për t’iu bashkuar grupit të skuadrave që kërkojnë ngjitjen në elitë, teksa ka mundur 2-0 Kastriotin i cili është një rival direkt. Ndërkohë, nuk ka përfituar Burreli, i cili është ndalur në shtëpi nga Korabi në një barazim pa gola.
Një barazim që ka lënë në vendnumëro të dy skuadrat ishte edhe ai mes Erzenit dhe Valbonës që mbajnë dy vendet e fundit në renditje, me shijakasit që nuk ia dolën përsëri të ringjallin shanset e tyre për mbijetesën.
REZULTATET
APOLONIA – KUKËSI 2-3
4′ Trifoni, 80′ Hebeja / 5′ Sadiq, 40′, 60′ Hasaj
ERZENI – VALBONA 1-1
14′ Akibu / 34′ Llanaj
LUSHNJA – KASTRIOTI 2-0
32′ Kaçanolli, 89′ Kamisoko
BURRELI – KORABI 0-0
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"