KATEGORIA E TRETË/ Albanët pa frena dhe me goleadë, fiton Spartaku
Ndizen dritat për Kategorinë e Tretë. Të martën dhe të mërkurën ndeshjet kanë nisur në orën 18:00. Shkak për këtë është bërë ngarkesa e fushave në Qendrën Kombëtare Stërvitore të Kamzës, ku janë zhvilluar “play off”-et e moshave.
Takimi i parë ishte ai mes Kinostudios dhe Albanëve, që u fitua nga kryesuesit. Golat e Frimpong, Malajt, Dushkut dhe Mamutajt kanë mjaftuar për trepikëshin. Edhe pse Bajraktari shënoi me penallti, goli vlejti vetëm për statistikë. Me fitoren 14, Albanët hedhin një hap të sigurt drejt ngjitjes.
Edhe pse janë edhe 15 pikë në lojë, janë dukshëm të favorizuar për të shkuar në Kategorinë e Dytë. Mbrëmjen e djeshme, Spartaku priste Drinin. Ishin vendësit që festuan, falë një dygolëshi të Eduart Korrës.
KINOSTUDIO–ALBANËT 1-4
GOLAT: Bajraktari 22’ (11-m)/ Frimpong 3’, Malaj 19’, Dushku 87’, Mamutaj 90’
KINOSTUDIO: Aliaj, Balliu, Kalemi, Bulku, Ysolliu (Kuqi 88’), Daxha, A.Gjonpalaj, Pillati (G.Gjonpalaj 80’), Loka, Bajraktari, Bzhetaj;
(Në dispozicion: Ruci, L.Gjonpalaj).
Trajner: Klodian Gjonpalaj
ALBANËT: Sojamit, Malaj, Menaj, Rica, Murrja (Dushku 48’), Mamutaj, Frimpong (Bregu 75’), Sheta, Plloçi, Mersini, Mila;
(Në dispozicion: Hajdari, Hanolli, Dajti).
Trajner: Blendi Gockaj
KARTONË TË VERDHË: Ysolliu 25’, Kalemi 63’, Balliu 82’/ Mila 58’, Mamutaj 82’
GJYQTARË: S.Shpatina, A.Kyçyku, P.Shyle, M.Bode (Tiranë)
SPARTAKU-DRINI 2-0
GOLAT: Korra 3’, 86’
SPARTAKU: Baholli, Gjoka (Kovacci 73’), Blushi, Deda (Rrushi 46’), Plaku (Bardhi 90’), Hodo, Bulku (Ccela 89’), Shahu (Beqiraj 73’), Adili, Korra, Zegishi; (Në dispozicion: Shemsho, Kovacci, Noka, Çela).
Trajner: Artan Vangjeli
DRINI: Bleri, Pepmarku, Cuko (Prekaj 46’), Keta (Marku 46’), Belba, A. Dogjani, Doçi (Doçaj 72’), Balliu, Dedaj (S.Dogjani 46’), Mejdani, Dauti (Sulejmani 46’); (Në dispozicion: Gaxhaj, Prekaj, Kuqaj).
Trajner: Mozart Uka
KARTONË TË VERDHË: Rrushi 73’, Korra 79’/ Mejdani 31’
GJYQTARË: R.Broqaj, Xh.Mile, K.Hatillari, S.Kushta (Tiranë)
ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"