Kategoria e Tretë/ Dhunë dhe tension, në Skrapar goditet anësori dhe ndeshja mbyllet në minutën e 80-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2024 | 13:01

Kategoria e Tretë/ Dhunë dhe tension, në Skrapar goditet anësori dhe ndeshja mbyllet në minutën e 80-të

 Kategoria e Tretë ka mbyllur javën e tretë, javë e cila nisi që të premten ku Partizani B fitoi me rezultat tenistik ndaj Klosit. Java e tretë e Kategorisë së tretë është shoqëruar me polemika, tensione dhe dhunë.

kategoria e trete

“Pika e vlimit” u arrit në ndeshjen Skrapari-Albpetrol, që u zhvilluar në fushën sportive të Çorovodës, u mbyll në minutën e 80-të. Për shkak të goditjes me gur të asistentit Hajrulla, gjyqtari kryesor Llapra ka sinjalizuar përfundimin para kohe të ndeshjes, kur Albpetroli kryesonte 2-1. Probleme dhune ka pasur edhe në ndeshjen Shiroka-UET, ku në fund të ndeshjes në fushë kanë hyrë edhe tifozët, ku nuk ka munguar ushtrimi i dhunës ndaj lojtarëve të skuadrës mike.

Është ndashur ndërhyrja e forcave të rendit që ekipi i UET-së të dalë nga fusha. Sa u përket rezultateve teknike, Grupi A kryesohet nga Partizani B dhe Eagle me nga 7 pikë. Në këtë grup pa pikë mbetet vetëm Olimpik Shkodra. Osumi dhe Albpetroli i kanë fituar tri ndeshjet e para dhe kryesojnë Grupin B me pikë të plota, nëntë. Pas tyre vijnë Gramozi dhe Bylisi B me nga 6 pikë, ndërsa Skrapari dhe Tepelena mbeten në fund pa asnjë pikë.

SKEDA K3

RENDITJA K 3

A.Dushku/ E.Spahiu/ K.Lilo. A.Çepani-  PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"