Postuar: Nëntor 15, 2024 | 19:52
Kategoria e tretë e futbollit shqiptar, Partizani B debuton nesër ndaj Shirokës
Skuadra e fundit që është krijuar në klubin e kuq është Partizani B, ekip i cili do të militojë në Kategorinë e Tretë. Nuk bëhet fjalë për risi, por për një rikthim të Partizani B, që do të shërbejë si ofiçinë dhe bazë furnizimi për ekipin e parë.
Skuadra do të drejtohet nga trajneri Reinaldo Kalari, i cili plotëson drejtimin e thuajse të gjithë ekipeve të klubit. Partizani B starton nesër rrugëtimin në Kategorinë e Tretë, ku sezoni nis në shtëpi ndaj shkodranëve të Shirokës. Takimi do të luhet në “Arenën e Demave”, në orën 14:00.
Siç dihet, skuadrat që e mbyllin sezonin të parat të dy grupet e Kategorisë së Tretë sigurojnë ngjitjen direkte në Kategorinë e Dytë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"