KATEGORIA E TRETË/ Gramozi përmbys Albanët, ja situata dhe renditjet në të dyja grupet
Grupi B i Kategorisë së Tretë është në metrat e fundit. Janë duke u luajtur praktikisht çdo ditë ndeshje, për të shkuar drejt verdikteve finale. Dje në fushë zbriti Gramozi-Albanët. Me këta të fundit që e kanë siguruar tashme ngjitjen në të Dytën, më të angazhuar në fushë u shfaqën kolonjarët.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Qirjako fitoi me shifrat 2-1 dhe mban ende veten me shpresa për të kapur “play off”-in. Ndeshja ka nisur vërtet me ritëm për kryesuesit, pas vetëm 7 minutash e shohin veten në avantazh. Është Apollon Murrja, që sa i vjen mundësia shënon për 0-1. E megjithatë, kolonjarët nuk mund të pranojnë këtë humbje dhe shtojnë sulmet. E kanë kërkuar me ngulm, por e kanë gjetur vetëm 4 minuta para pushimit. Ishte Jordanis Dalipi që realizon një supergol dhe çoi shifrat 1-1.
Me nisjen e pjesës së dytë, trajneri i Gramozit i beson formacionit titullar. Ai nuk kryen asnjë zëvendësim në këtë pjesë loje dhe pas disa tentativash, në të 59-ën kthejnë gjithçka. Ishte Gerlad Gjoni që përmbysi shifrat nga 0-1 në 2-1, duke i mbajtur ende në garë për ngjitjen kolonjarët.
GRAMOZI–ALBANËT 2-1
Dalipi 41’, Gjoni 59’/ Murrja 7’
GRAMOZI: P.Mydini, Gjoni, Aliko, H.Mydini, Dalipi, E.Mydini, Sulo, Jorgji, Rriushi, Xhoxhaj, Osmani;
(Në dispozicion: Liçe, Bektashi, Rustemi, Balla, Nuke, Prodani).
Trajner: Ilir Qirjako
ALBANËT: Malaj, Menaj Sheta, Dajti, Mila (Bregu 66’), Murrja (Meshaj 60’), Mamutaj, Plloçi, Mersini, Alla, Frimpong;
(Në dispozicion: S’ka).
Trajner: Blendi Gockaj
GJYQTARË: R.Zeneli, M.Sina, D.Mile, D.Veizaj (Lushnjë)
DELEGAT: Genc Xhafa (Kamzë)
KARTONË TË VERDHË: Osmani 57’, Dalipi 86’/ Sheta 37’, Malaj 54’
ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"