Katër portierë cilësorë të federuar, 3 janë aktivizuar titullarë në 6 javë/ Klubi i Kategorisë së Parë për rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2024 | 20:52

Katër portierë cilësorë të federuar, 3 janë aktivizuar titullarë në 6 javë/ Klubi i Kategorisë së Parë për rekord

Pogradeci nuk ka të ndalur me afrimet në merkato, teksa ditën e fundit janë federuar edhe 2 futbollistë të tjerë, të cilët ishin të lirë duke iu bashkuar liqenorëve. Bëhet fjalë për sulmuesin Erjon Dragoj dhe portierin malazez Milan Jelovaç. 

milan_jelovac.png

Interesant është fakti, se liqenorët janë të federuar plot 4 portierë, 3 prej të cilëve janë aktivizuar titullarë, në këto 6 javë të para, teksa i katërti pritet të debutojë nesër. 

Mateo Baci u aktivizua titullar në dy duelet e para ndaj Kastriotit dhe Besës, teksa një gafë ndaj kavajasve i kushtoi shtrenjtë gardianit pogradecar, i cili është pezulluar pa afat nga klubi dhe po stërvitet me ekipin e të rinjve.  

Titullarë në këto 6 javë të para janë aktivizuar edhe dy portierët e tjerë, maqedonasi Nikoloski dhe korçari Beqiri.  

Por duket se drejtuesit nuk janë plotësisht të bindur, duke afrua së fundmi malazezin Milan Jelovaç. 31-vjeçari së fundmi ka qenë me skuadrën e Zvijezda 09 në Bosnjë Hercegovinë. 

Një portier me mjaft eksperiencë që në sezonin 2014/2015 është shpallur kampion në elitën e futbollit malazez me Rudar Pljevlja. Gjasat janë të mëdha që Jelovaç të debutojë si titullar në duelin e ditës së shtynë ndaj Kukësit, duke u bërë portieri i katërt që aktivizohet te Pogradeci në 7 javë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"