KATEGORIA E PARË/ Besa gjen fitoren dramatike në shtesë, Vora dhe Flamurtari marrin tre pikët e radhës dhe vazhdojnë rrugëtimin drejt Superiores (VIDEO)
Ndeshjet e sotme të javës së 21-të në Kategorinë e Parë shihnin në fushë skuadrat që kanë pretendime për ngjitjen në elitë. Dhe treshja e kreut vazhdon të jetë e shkëputur nga të tjerat, me dy të parat që kanë krijuar një distancë sigurie për vendet që kalojnë direkt në Superiore.
Vora ka mundur minimalisht 1-0 Burrelin me një gol të Hasajt në minutat e fundit të sfidës që ka bërë diferencën për këtë skuadër. Ndërkohë, Flamurtari i vendit të dytë që e ndjek hap pas hapi, ka mundur në transfertë Lushnjën me shifrat 3-0 falë Markut, Oshafit e Bathës që sollën tre pikë të thjeshta për ekipin e Agostinelit.
Edhe Besa ishte në fushë sot, duke marrë një fitore dramatike përballë Kukësit në shtesë. Golit të Grecës në pjesën e dytë iu përgjigj Hilaj dhe u duk se sfida po mbyllej në barazim. Por Goxha në shtesën e takimit shënoi golin e suksesit 2-1 që mban ende gjallë shpresat e kavajasve për një vend në dyshen e parë, për të shmangur play-off për ngjitjen.
REZULTATET
BURRELI 0-1 VORA
81′ Hasaj
GOLI I HASAJT (VIDEO)
LUSHNJA 0-3 FLAMURTARI
12′ Marku, 53′ Oshafi, 71′ Batha (P)
PENALLTIA E BATHES (VIDEO) (VIDEO)
GOLI I OSHAFIT (VIDEO)
GOLI I HERALD MARKUT (VIDEO)
BESA 2-1 KUKËSI (“Arena e Demave”)
74′ Greca, 90’+4′ Goxha / 77′ Hilaj
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)