Kavajasit kolaudohen me Luzin para Pogradecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2024 | 14:20

Kavajasit kolaudohen me Luzin para Pogradecit

Ndryshe nga sezoni i kaluar kur Besa e Luzi 2008 luanin në të njëjtën kategori, këtë sezon skuadrat nuk janë më bashkë. Luzi 2008 i përket Kategorisë së Dytë, ndërsa Besa synon që ky të jetë sezoni i fundit në të Parën.

BESAA E RE

Nëntë pikët që Besa i mori fqinjëve rezultuan jetike për kavajasit dhe fatale për luznjakët. Gjithsesi, ndërprerjen e kampionatit Besa do ta shfrytëzojë për t’u përballur me Luzin në një ndeshje miqësore. Testi do të luhet sot dhe ky takim shikohet si një mundësi kolaudimi për ekipin e drejtuar nga trajneri Mirel Josa në prag të transfertës së Pogradecit.

Miqësorja do t’i shërbejë më shumë të ardhurave rishtas te kavajasit, por edhe si një mundësi për lojtarët që nuk kanë pasur hapësira në 180 minutat e para. Testi, që do të luhet sot në orën 17:00 në Luz, mund t’u vlejë shumë sulmuesve të Besës, në mënyrë që të zhbllokohen dhe të jenë më optimistë për duelin e javës së tretë me Pogradecin në transfertë.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"