Kefern Turam: Dua më shumë pikë se vëllai këtë sezon
Milani dhe Juventusi kanë barazuar dy ndeshje pa gola radhazi në ligë (0-0 më 27 prill dhe të shtunën) vetëm për herë të tretë në historinë e tyre në Serie A. NDër proatgonistët e përballjes së fundit edhe Kefren Turam që rezultoi edhe më i miri në fushë. Pikërisht mesfushori bardhezi ka dhënë një intervistë për barazimit me “Djallin”.
Çfarë ndeshje ishte ajo me Milanin?
Është folur ndoshta edhe shumë për ndeshjen. Një pikë e mirë për të marrë në shtëpi duke parë kushtet në të cilat u paraqitëm. Sidoqoftë ishte e vështirë kundër një ekipi të madh. Mund të themi se barazimi nuk është një rezultat i mirë.
Keni ndonjë koment për taktikat e Fonsekës?
Për të mos pësuar gola duhet të mbrojmë të gjithë. Milani zgjodhi mënyrën e tij dhe ne tonën. Sigurisht dalim nga fusha me idenë se mund të kishim bërë ndoshta diçka më shumë.
Si luhet pa një pykë të deklaruar?
Pak më e vështirë për të luajtur pa një sulmues të vërtetë, por Mekeni e bëri shumë mirë atë rol. Megjithatë, të shënosh gola është më e vështirë: Dushani është shumë i rëndësishëm për ne.
Ky çmimi (“Lojtari më i mirë i ndeshje”) ju bën të ndiheni edhe më tepër lider në mesfushë?
Jemi tek Juventusi dhe jemi shumë lojtarë të mirë, Lokateli është një ndër ta dhe ai që më ndihmon shumë. Edhe Faxholi luan shumë mirë. Unë jam duke dhënë 100 për qind, por e di se ende duhet të rritem.
Keni folur me vëllain tuaj?
Nuk folëm se po luante e më pas më erdhi radha mua për ndeshjen time. Pashë që shënoi dy gola. Jam i lumtur për të. Gjithsesi shpresoj të fitoj më shumë pikë se ai deri në fund të sezonit.
A kishit ndonjë idhull kur ishit ende i vogël?
Pogba dhe Vieira. Gjithashtu kam parë shumë ndeshje të Jaja Turesë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"