Keidi Bare me trajner të ri, në Spanjë shohin 40-vjeçarin si emër që do bëjë rrugë në pankina
Keidi Bare do të vijojë këtë sezon te Real Saragoza nën drejtimin e një trajnerit të ri. Rezultatet e fundit bënë që Viktor Fernandez të jepte dorëheqjen e parevokueshme nga klubi spanjoll dhe pas shumë negociatash, në pankinën e kësaj skuadre është emëruar Miguel Angel Ramirez.
Spanjolli 40-vjeçar është një emër që vlerësohet shumë në Spanjë dhe ka dhënë provat duke ndihmuar Sporting Gijon të mbijetonte në La Liga 2 dhe të siguronte më pas play-off për ngjitjen në elitë. Tani, ai do të ketë si detyrë të ndihmojë Saragozën të luftojë për ngjitjen, pas një pjese të parë të sezonit disi larg pritshmërisë.
Saragoza aktualisht është në vendin e 11 në renditjen e La Liga 2, 4 pikë larg Hueska, që mban vendin e 6 që është i fundit që çon në play-off për ngjitjen në elitë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"