Postuar: Nëntor 20, 2023 | 23:02
“Kemi akoma punë deri në Gjermani”, Bajrami: Vuajtëm sepse nuk…
Mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami, foli pas duelit ndaj Ishujve Faroe, që përfundoi në barazim pa gola. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “TV KLAN”, Bajrami deklaroi:
“Vuajtëm sepse nuk kishim hapësira, ata mbrojtën shumë mirë. Patë raste, por duhet të ishim më të qartë. Rëndësi ka që u kualifikuam dhe zumë vendin e parë. Ishin më kompakt mbrapa ata. Ne duhet të ishim më të qetë me topin. Duhet të punojmë dhe të shikojmë përpara.
Kemi akoma punë deri në Gjermani. Me Silvinjon kemi bërë punë shumë të mirë dhe jemi skuadër shumë e fortë. E rëndësishme është të festojmë”, u shpreh Bajrami.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"