“Kemi presion”, Gvozdenoviç shfaqet i mërzitur: Në pjesën e dytë e dominuam Dinamon, ishim afër… fitores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 21:45

“Kemi presion”, Gvozdenoviç shfaqet i mërzitur: Në pjesën e dytë e dominuam Dinamon, ishim afër… fitores

Trajneri i Skënderbuet, Ivan Gvozdenoviç, u shfaq tepër i mërzitur, pas humbjes 2-1 që skuadra e tij pësoi ndaj Dinamos, mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku serb i skuadrës korçare deklaroi.  

bandicam 2024-09-16 21-34-36-925

“Jam shumë i mërzitur. Në pjesën e parë ishte Dinamo më mirë, në pjesën e dytë, Skënderbeu e dominoi lojën. Ishim afër për ta fituar ndeshjen. Pastaj vendosi një gabim, rezultati ishte 2-1, çfarë mund të them. 

Te goli i parë ishte moment 2 kundër 1, Zabergja dhe Meksi. Rashica ishte me vonesë. Në pjesën e parë Dinamo ishte më mirë. Në pjesën e dytë u rregulluam, ata nuk u rrezikuan shumë. 

Goli i dytë erdhi nga një gabim i Ramos. Ata reaguan shpejtë nga auti, nuk ishim vendosur mirë, ishte e vështirë të reagoje. 

Do të shikojmë, do flasim me çunat, do bëjmë analizat. Jemi në pozita të këqija, kemi edhe presion. Nga nesër do të shikojmë çfarë do të bëjmë më mirë”, u shpreh Gvozdenoviç për “Super Gol” në RTSH.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"