Kërcënuan Armand Dukën, lirohen nga burgu presidenti i Ilirisë dhe nipi i tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 21:40

Kërcënuan Armand Dukën, lirohen nga burgu presidenti i Ilirisë dhe nipi i tij

Janë liruar ditën e sotme nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij Petrit Selmani, të cilët u arrestuan për kërcënimin ndaj kreut të FSHF, Armand Dukës.

Armand-Duka-Nazmi-Selmani1-698x450 (1)

Nazmi Selmani, president i klubit të futbollit Iliria, njëkohësisht biznesmen dhe nipi i tij Petriti ishin të vetmit që vijonin të qëndronin në burg për kërcënimin ndaj Dukës, ndërkohë që djemtë e tij dhe Redian Loci u liruan në gjyqin paraprak.

Gjykatësi Paulin Cera ka vendosur ditën e sotme “detyrim paraqitje” për Nazmi Selmanin dhe nipin e tij, Petritin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"