Kërkohen vetëm 3 pikët te Juventusi, Tiago Mota: Dua fitore ndaj Parmës
Nuk ka kohë për pushim. Pas bara zimit spektakolar 4-4 në Derbin e Italisë, Juventusi zbret sërish sot në fushë në orën 20:45, këtë herë përballë Parmës. Mes mungesave të shumta dhe konsumit të energjisë së lojtarëve, Tiago Mota kërkon rikthimin te fitorja, ndërsa ka marrë edhe një lajm pozitiv nga infermieria, Teu Kopmeiners do të jetë të paktën në stol në sfidën e kësaj mesjave.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri bardhezi në konferencën për shtyp, ndërsa komentoi edhe pritshmëritë që ka nga ndeshja. “Kopmeiners do të jetë, ai është rikuperuar. Nuk e ka vendosur ende nëse do të luajë që nga minuta e parë, apo do ta aktivizoj gjatë ndeshjes. Megjithatë, ai do të jetë në pankinë”, u shpreh fillimisht Tiago Mota.
NDESHJA- “Do të jetë një ndeshje ndryshe në raport me atë ndaj Interit, por ne duam të bëjmë një paraqitje të madhe për të marrë rezultatin që duam. Duam të luajmë mirë për të rritur shanset tona që të fitojmë”. GATI- “Nuk ka asnjë keqdashësi në mosaktivizimin e Gatit dhe as mungesë impenjimi. Janë thjeshtë zgjedhje që unë i bëj përpara një ndeshjeje, por ne kemi nevojë për të gjithë dhe Federiko është pjesë e këtij grupi. Kur ka luajtur ka bërë mirë, por çdo zgjedhje që unë bëj është për të mirën e skuadrës”.
ZËVENDËSUESI I VLAHOVIÇ- “Kur do ta zëvendësoj Vlahoviçin do të shohim se kë do të fus në vend të tij. Kjo gjë lidhet ngushtë edhe me kundërshtarin që do të përballemi dhe karakteristikat që ka. Kemi lojtarë të ndryshëm që mund të luajnë në atë rol, por me karakteristika të ndryshme”.
ULJE-NGRITJET- “Kundër Interit kemi bërë shumë gjëra mirë, por në 15 minutat e para të pjesës së dytë duhet të bënim më mirë dhe të ishim më kompaktë. Ne kemi vështirësi gjatë një ndeshjeje, por nuk duhet ta lëmë këtë gjë për një kohë të gjatë. Duhet të jemi më kompaktë”.
DËMTIMET- “Nuk do të kemi Bremerin, Duglas Luizin dhe Niko Gonzalezin. Është rikuperuar Kopmeiners dhe do të shohim nëse do të aktivizohet”.
NDRYSHIMET- “Ne punojmë shumë, çdo ditë. Zgjedhjet që bëj janë gjithmonë për të mirën e skuadrës. Më pas me kalimin e kohës ndryshojnë përshtypjet dhe vendimet, prandaj ka edhe shumë ndryshime te Juventusi”. MILAN
NAPOLI- “Nuk do ta shoh ndeshjen. Do të ha një darkë në shtëpi me familjen time. Ndeshja ndaj Milanit është larg, ndërsa me Napolin ne tashmë jemi përballur”.
DERBI I ITALISË- “Kemi pasur momente të mira dhe të tjera që duhen përmirësuar. Fundi i ndeshjes erdhi gjithmonë në rritje dhe kishim mundësi ta fitonim. Ishte një spektakël i bukur, por tashmë ka kaluar. Unë jam i përqendruar në kalendarin e skuadrës, çdo gjë tjetër nuk vlen”, tha ndër të tjera Tiago Mota në prag të sfidës ndaj Parmës që do të luhet sot në orën 20:45.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"