Kërkohet kthimi në elitë sa më shpejt, skuadra e Uzunit ndryshon trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 21:35

Kërkohet kthimi në elitë sa më shpejt, skuadra e Uzunit ndryshon trajner

Granada ku luan Myrto Uzuni, nuk e ka nisur ashtu siç duhet këtë sezon në La liga 2. Klubi i cili ra nga La Liga në fundin e edicionit të kaluar, kërkon të kthehet përsëri në elitë dhe pas startit me vetëm 1 fitore pas 6 ndeshjesh, ka vendosur të ndryshojë trajner.

uzuni

Sot, në pankinën e klubit u emërua Fran Eskriba, një emër i cili pritet të përsëritë mrekullitë që ka bërë me Elçe dhe me Vijarealin. Ai arriti të kthente Elçen pas 24 vitesh në La Liga, ndërsa me VIjareal në vitin 2016 çoi skuadrën në vendin e 5 në renditjen e La Liga.

Tani trajneri do të ketë për detyrë të ringrejë Granadan, e cila ka humbur shumë terren në luftën për ngjitjen në elitë dhe duhet të rikuperojë pozicionet në renditje, ku aktualisht gjendet në vendin e 16. Një nga detyrat e tij do të jetë të kthejë të rregullsia para portë Uzunin, kontributi i të cilit është thelbësor për ecurinë e kësaj skuadre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"