Kërkohet ndryshimi i situatës në Shijak! Nga stafi te lojtarët, tek Erzeni rrezikojnë të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2024 | 16:00

Kërkohet ndryshimi i situatës në Shijak! Nga stafi te lojtarët, tek Erzeni rrezikojnë të gjithë

Situata jo e favorshme tek Erzeni mund të sjellë ndryshime të detyrueshme, me shpresën për një ecuri më të mirë të skuadrës shijakase. Erzeni mbetet unik në Kategorinë e Parë pas katër javëve të para, pasi shijakasit mbeten sërish në kërkim të shënimit të golit të parë dhe marrjes së pikës.

erzeni korabi

Në këto kushte tek Erzeni rrezikojnë të gjithë, duke filluar nga stafi teknik dhe lojtarët, që deri tani janë jashtë pritshmërive. Në varësi të rezultatit të javës së pestë mund të vijë edhe ndryshimi, ku mund të nisë nga rrotacioni në pankinë. Drejtuesit nuk mund ta tolerojnë përkeqësimin e situatës, ndaj kanë nisur të vënë piketat për riformatimin e pankinës, kjo në varësi të rezultatit të radhës. Problemet kanë  qenë shumta këtë sezon për Erzenin, ku edhe merkatoja është shoqëruar me mbyllje periodike, për shkak të detyrimeve ndaj ish-lojtarëve. Aktualisht, shijakasit e kanë merkaton të mbyllur, por deri në janar kanë kohë që ta rihapin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"