Kërkohet trepikëshi në transfertën e Fierit, Besa në heshtje për të ruajtur kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 12:39

Kërkohet trepikëshi në transfertën e Fierit, Besa në heshtje për të ruajtur kreun

Në përfundim të javës së 4-t të kampionatit, verdhezinjtë e trajnerit Mirel Josa udhëhiqnin të vetëm kampionatin me diferencë prej 3 pikësh kundër Flamurtarit të Vorës.

besa me josen

Pas barazimit pa gola të javës së shkuar në Lushnjë, kjo diferencë u ngushtua me vetëm 1 pikë. Tashmë Besa ndjen “frymëmarrjen” nga afër të vlonjatëve e vorakëve edhe pse është ende herët, pasi është luajtur vetëm java e 5-të. Kavajasit dhe krutanët janë ekipet e vetme që me transfertën e javës së 6-të të Besës në Fier me Kastriotit në Shijak janë ekipet e vetme që në gjashtë javët e para plotësojnë 4 ndeshje jashtë dhe 2 në shtëpi. Barazimi i arritur në Lushnjë nuk i ka pëlqyer presidentit të Besës, Nexhat Bizhdili, i cili ka vendosur që të besuarit e tij të lihen të qetë para transfertrës së rëndësishme në Fier.

Vetëm një fitore do ta qetësonte kreun e klubit verdhezi, në të kundërt, në rast fitore të vlonjatëve e vorakëve, Besa pas pesë javësh do ta linte vendin e parë. Në fakt, sfidat Apolonia–Besa, kanë qenë gjithnjë të barabarta. Besa ka barazuar, por edhe ka fituar në të shkuarën në Fier. Apolonia vjen në duelin kundër Besës me një trajner të ri, kosovarin Pajaziti dhe natyrisht që çdo lëvizje pankine sjell më shumë angazhim te futbollistët. Mbetet të presim për të parë se si do ta kalojë Besa këtë test të vështirë. Në javën e shtatë kavajasit do të presin Burrelin në Rrogozhinë dhe 1 fitore në Fier do ta mbante Besën përsëri në krye të klasifikimit.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"