Këshilla e ikonës Basler: Kujdes me Kimish, i keni dhënë shumë liri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2024 | 16:46

Këshilla e ikonës Basler: Kujdes me Kimish, i keni dhënë shumë liri

Pas fitores 2-0 të Bajernit ndaj Freiburgut, skuadra e Mynihut e ka nisur sezonin e ri me shumë eufori. Kapiteni i ri i sapokurorëzuar i kombëtares gjermane, Joshua Kimish, nuk qëndroi në mesfushë si në ndeshjet e para konkurruese kundër Ulmit dhe Volfsburgut, por ku luajti më së shumti sezonin e kaluar, në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.

basler

Gjatë lojës, megjithatë, ai u tërhoq vazhdimisht në pozicionin qendror në mesfushë, për të udhëhequr lojën si një futbollist me aftësi të forta pasimi. Legjenda gjermane, Mario Basler, e pa shkëputjen e Kimish nga mesfusha si një rrezik për klubin dhe e kritikoi atë:

“Ai luajti si mbrojtës i djathtë në të gjashtë. Më pas ai luajti përsëri pas mbrojtjes, pastaj ishte përsëri përpara, pastaj u kthye në krahun e djathtë dhe të majtë. Ai po bën atë që dëshiron përsëri”, tha Basler në podkastin e tij “Baler Basler”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"