Kevin Berberi: E vështirë me Flamurtarin, por prisni një Valbonë dinjitoze në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 14:20

Kevin Berberi: E vështirë me Flamurtarin, por prisni një Valbonë dinjitoze në Vlorë

Valbona po e përgatitet me kujdes transfertën e Vlorës. Pas humbjes me Kukësin në Tropojë, drejtuesit i kanë bërë thirrje ekipit që të kthejnë Valbonën e vërtetë.berberiNë lidhje me situatën e Valbonës, mesfushori Kevin Berberi, për “Panorama Sport” u shpreh: ”Në Vlorë na pret një ndeshje shumë e vështirë. Luajmë në transfertë ndaj një kundërshtari mjaft të fortë. Megjithatë, ne nuk futemi në lojë si inferiorë, por si të barabartë dhe do të jemi dinjitozë në këtë përballje.

Skuadra jonë, përveç stërvitjeve të rregullta, po përgatitet veçanërisht për pikat më të forta që ka kundërshtari. Kam luajtur disa herë kundër Flamurtarit, kur isha pjesë e Apolonisë dhe e Pogradecit dhe jam ambientuar me atë fushë. Do të mundohem të jap më të mirën e mundshme për Valbonën”.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"